Presidenti amerikan, Barack Obama, e nisi vizitën e tij në Europë, duke premtuar një paketë prej 1 miliard dollarë si ndihmë ushtarake për Europëna
Premtimin e bëri gjatë vizitës në Polonia
Obama tha se siguria e aleatëve në Europë është e shenjtëa
Disa media thonë se ky është rikthimi i Luftës së Ftohtëa
Por korrespondenti i BBC thotë se vetë Obama e sheh Rusinë si një fuqi rajonale, kurse kjo ndihmë nuk është shumë e madhe, po të shohësh sasinë e parave që shpenzon Amerika në këtë fushëa
Megjithatë, telashet e Obamës janë brenda në shtëpia
Pak ditë pasi ushtari Bowe Bergdahl u lirua nga talibanët, në këmbim të pesë të burgosurve afganë, raportohet se Bowe mund të hetohet për dezertima
Mediat shkruajnë se ai e ka braktisur postin, përpara se të kapej peng nga talibanëta
Një gjeneral amerikan, Martin Dempsey ka konfirmuar se ndaj tij mund të ketë hetim, edhe pse shtoi se ai është i pafajshëm derisa të provohet e kundërtaa
Republikanët në opozitë e kanë akuzuar presidentin Barack Obama se ka negociuar me terroristët, kur vendosi të lirojë pesë të burgosur afganë nga Guantanamoa
Ata thonë se ai ka shkelur ligjin që i kërkon Shtëpisë së Bardhë të njoftojë Kongresin 30 ditë përpara çdo transferte të burgosurish nga Guantanamoa
Më herët ishte thënë se të burgosurit afganë nuk janë të rrezikshëm, por Newt Gingrich i republikanëve tha se nuk është çudi që mijëra amerikanë të vdesin si rezultat i lirimit të këtyre terroristëvea
Source: Tema – Aktualitet