Në kryeqytetin kroat Zagreb u mbajt Samiti i bashkëshortëve të liderëve europianë me temë parandalimin e obezitetit fëminor në Europë.
Ai u organizua nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kroacisë dhe Zyra Rajonale për Europën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH/Europe).
Në Samitin e Zagrebit, krahas bashkëshortes së Presidentit të Republikës së Kroacisë Sanja Musić Milanović dhe Drejtorit Ekzekutiv të Rajonit Europian të OBSH-së, Robb Butler, morën pjesë edhe madhëria e saj mbretëresha Letizia e Spanjës, bashkëshortët e 16 liderëve europianë dhe krerëve të shteteve midis te cilëve edhe bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë Linda Rama.
Ata miratuan njëzëri Deklaratën e Zagrebit, duke paraqitur angazhimin e tyre politik për të trajtuar obezitetin fëminor në vendet e tyre dhe duke u kërkuar vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Deklarata bën njëkohësisht thirrje për krijimin e Qendrës së re Europiane të OBSH-së për Parandalimin e Obezitetit Fëminor.
p.kdita
The post Obeziteti fëminor mbledh në Zagreb Samitin e bashkëshortëve të liderëve europianë, pjesë edhe Linda Rama appeared first on Gazeta Dita.