Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM u kërkuan Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për përfundimin e procedurës së vetingut ndaj ish-prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu, pa një vendim përfundimtara Ata kanë pranuar argumentin e këtij subjekti rivlerësimi se dalja në pension të parakoshëm ishte një e drejtë e tij dhe se nuk mund të aplikohej ndaj tij sanksioni që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjeta
Sipas ONM-së, nga ana e Komisionit është përdorur gabim baza ligjore për të mos aplikuar pasojat që sjell ndërperja e vetingut për shkak të mbarimit të statusit të magjistratit, ashtu si përcaktohet në nenin G të Aneksit të Kushtetutësa
KPK vendosi me shumicë votash më 3 mars 2023 të pranojë kërkesën e prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu për të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar ndaj tij pa një vendim përfundimtar, me argumentin se e kishte humbur objektin dhe qëllimin për shkak të daljes në pension të parakoshëma
Trupa e KPK u nda, ku kryesuesja Pamela Qirko dhe anëtarja Brunilda Bekteshi e vlerësuan të drejtë kërkesën e Cengut, ndërsa relatori Roland Ilia doli në pakicë duke çmuar se vetingu ndaj këtij subjekti rivlerësimi duhej të ishte ndërprerë në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që përcakton sanksionin për ndalimin e rikthimit në sistemin e drejtësisë për 15 vjeta
Rreth dy vjet e gjysmë pasi KPK ishte investuar në vetingun e Cengut, ai iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP me kërkesë për miratimin e pensionit të parakohshëm dhe mbarimit të statusit të magjistratit, ku ka renditur edhe arsyet e tija
Pasi Komisioni është njohur me vendimarrjen e KLP-së për miratimin e kërkesës së Cengut, ka kryer verifikime pranë Gjykatës Administrative të Apelit, nga ka rezultuar se subjekti nuk ka kryer ankima Në vijim, KPK thirri Cengun në seancë dëgjimore, në të cilën konstatoi se nga hetimi paraprak dukej se ishte shprehur vullneti i pavesuar i tij për dorëheqjea
Në seancën e zhvilluar më 2 mars 2023 u relatua se në situata të tilla, Komisioni orientohet që përveç ndërprerjes së vetingut, të vendosë edhe ndalimin e emërimit të subjektit të rivlerësimit gjyqtar ose prokuror të çdo niveli, anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror të Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas nenit G të Aneksit të Kushtutësa
Cengu i kundërshtoi konkluzionet paraprake të Komisionit duke këmbëngulur se nuk kishte kërkuar dorëheqje nga detyra, por dalje në pension të parakohshëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduara
Shumica i gjeti të drejta pretenimet e subjektit, duke e shmangur sanksionin 15-vjeçar ndaj tija Por, ONM e gjen të gabuar arsyetimin dhe konkluzionin përfundimtar të shumicës së KPK-sëa
“…Përfundimi i procedurës së verifikimit sipas nenit 95 të Kodit të Procedurave Administrative dhe përjashtimi i zbatimit të nenit G të aneksit të Kushtetutës dhe pasojave për subjektin e rivlerësimit të pa vetuar, është në kundërshtim me kuadrin kushtetues dhe ligjor në fuqi”, vlerëson ONMa
Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, Cengu me kërkesën për miratimin e pensionit të parakohshëm dhe përfundimin e statusit të magjistratit, në thelb ka shprehur vullnetin e tij për të mos vijuar detyrën deri në daljen në pensionin e pleqërisëa
ONM vlerëson se dalja në pension të parakohshëm dhe përfundimi i parakohshëm i statusit të magjistratit sjell pasoja për procedurën e vetingut, pasi subjekti i vlerësimit largohet me dëshirë dhe para kohe nga detyraa “Largimi me dëshirë dhe para kohe nga detyra çon në ndërprerjen e procedurës së vetingut dhe zbatimin e paragrafit 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, citohet në rekomandima
“Ka shumë mundësi që ish-subjektet e rivlerësimit, të cilët nuk janë verifikuar për shkak të ndërprerjes së procedurës, të bëhen sërish pjesë e sistemit të drejtësisë…”, vëren ndër të tjera ONM dhe shton se subjekti ende nuk ka mbushur moshën 70 vjeç që është kufiri maksimal i moshës për të shërbyer në sistemin e drejtësisëa
Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, kjo perspektivë kushtetuese është thelbësore dhe nuk duhet anashkaluar apo neglizhuar nga ana e KPK-sëa Në rekomandim sillet në vëmendje edhe praktika e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke u konstatuar se në rastet kur subjektet janë larguar vullnetarisht është aplikuar sanksioni 15-vjeçar, edhe kur kanë mbushur moshën e pensionit të pleqërisë, në moshën 67-vjeçarea
Në përfundim, ONM u kërkon Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të KPK-së që të mund të kryhet arsyetimi i duhur ligjor sipas legjislacionit në fuqi, si dhe të vendosen pasojat e përcaktuaraa
maba/dita
The post ONM kërkon ankimin e çështjes së Besnik Cengut për pensionin e parakohshëm appeared first on Gazeta Ditaa