Një 27-vjeçar nga Kosova është gjobitur me 55a000 lekë paso është kapur duke drejtuar makinën tio “Audi A7” pa rrip sigurimi dhe me shpejtësi 197 km/orëa
I riu u kap duke drehjtues mjetin me shpejtësi “skëterrë” në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”a
Gjatë kësaj fundjave, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masat administrative përkatese:
357 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuara Për 41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit; 70 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolita
Njoftimi i Policisë
Qarkullonte në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kosovës, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit, ndëshkohet me masë administrative 55 000 lekë, drejtuesi i automjetit tip “Audi A7”, shtetas nga Kosovaa
Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur pajisjet e logjistikës bashkëkohore, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuaraa
Pas verifikimeve, rezultoi se 27-vjeçari nga Kosova e drejtonte mjetin, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimita Për te dyja këto shkelje, konform Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 55 000 lekë të rinja
Gjithashtu, për shkak të rritjes së fluksit të lëvizjes, gjatë fundjavës që lamë pas, shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugorea
Gjatë kësaj fundjave, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masat administrative përkatese:
357 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuara Për 41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit; 70 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolita
Në të gjithë gjatësinë e autostradës “Milot-Morinë”, vijojnë kontrollet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugorea
/albeuacom/
The post Pa rrip sigurimi dhe 197 km/orë, gjobitet me shumën e majme drejtuesi i “Audi A7” në tunelin e Kalimashit appeared first on Albeuacoma