Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka nisur sot një vizitë zyrtare në Zvicër, që është vizita e parë e një presidenti grek në Zvicër që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve 119 vite më parëa
Gjatë konferencës për shtyp me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Didier Burkhalter, presidenti grek është pyetur dhe për marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe Kosovëna Ndryshe nga deklarata standarde dhe shabllone gjatë vizitave reciproke të zyrtarëve shqiptarë në Athinë dhe anasjelltas, kur zyrtarët grekë vijnë në Tiranë, Papoulias ka folur hapura
Lidhur me ligjin grek për luftën me Shqipërinë, Papulias është përgjigjur se, “Greqia sot udhëheq një politikë në favor të paqes dhe stabilitetin në Ballkan”a
Më tej ai flet për emigrantët shqiptarë në Greqi duke përdorur termin “strehim” dhe për ndikimin e madh të remitancavea
“Sot, ne në Greqi kemi strehuar mbi 1 milion shqiptarë, kryesisht punëtor, pavarësisht se vendi ynë ballafaqohet me krizë ekonomike e financiarea Do të shtoja se, sot këta punëtorë shqiptarë në vendit tonë janë pjesë e një buxheti të madh në Shqipëri, ku nga vendi ynë transferohen atje”, i është përgjigjur pyetjes së një gazetari shqiptar të agjencisë “Presheva Jonë”, Papouliasa
Lidhur me pavarësinë e Kosovë, Papoulias është përgjigjur se, Greqia nuk ka presion për të mos njohur Kosovën, por “Greqi vepron vetëm në bazë të interesave kombëtare”a
“Problemin e Kosovës unë e njoh shumë mirë dhe ky problem është serioz, jo vetëm për stabilitetin në Ballkan, por për paqen në përgjithësi në Bashkimin Evropian”, ka përfunduar presidenti greka
http://respublicaaal/artikuj/2014/05/02/papulias-ligji-i-luftes-ne-kemi-strehuar-1-milion-shqiptare-qe-mbajne-buxhetin-e
Source: Tema – Aktualitet