Vendimi i Gjykatës së apelit për ti rikthyer vulën e opozitës zyrtare një pakice të papërfillshme brenda PD-së nuk është asgjë më shumë se vijimi i politike mbi një vjeçare që synon mbajtjen në këmbë të një plurarizmi fallcoa Ai filloi me mbrojtjen e kokës së Lulzim Bashës me forca speciale në 9 janar 2022a Ai vijoi me bashkimin e votave për zgjatjen e mandatit të gjyqtarëve të vettingut, të akuzuar deri në atë kohë si komisarë mavi të rilindjes në sistemin e drejtësisëa Ai u konsolidua me njohjen e Alibeajt si palë nga Lindita Nikolla (ndonëse ky i fundit nuk u votua dot kurrë nga këshilli kombëtar sipas statutit të vet)a Ai mori formë me njohjen e tij si ankimues në një proces ku nuk kishte qene palëa Ai u qesharakëzua me negociatat karagjoze për zgjidhjen e gjoja presidentit konsensuala Ai u bë i hapur me kolaboracionizmin parlamentar për të parjashtuar me ligj Ilir Metën nga politikaa Ai mori formë me vendimin gjyqsor për të njohur si PD disa fantazma politike pa mbashtetësa
Po çfarë është sot kjo PD me vulë që Rama dhe veglat e tij duan ta shesin si opozitë? Ajo është një konglomerat që në letër ka ende si kryetar Lulzim Bashën, pasi ai megjithëse ka një vit i dorëhequr, mban emrin të regjistruar në gjykatëa Ajo është një mish mash që nuk zgjedh dot lider të ri dhe qëndron me kukull në detyrëa Ajo është një mini grup që nuk ka ende kandidatë për zgjedhjet lokale në Tiranë, Durrës, Elbasana Pasi askush nga ata deputetë që thonë se i përkasin atij grupi, nuk kanë guximin e Belind Këlliçit apo Luçiano Boçit për të lënë mandatin dhe për tu hedhur në garëa Shkurt ata janë një instrument për të prishur punëa
Mirëpo këtij instrumenti KQZ do i njohi të drejtën për të caktuar komisionerët e ruajtjes së votës anti Rama në zgjedhjea Ajo do i derdhë në llogari financimin që i përket opozitësa Ajo do i vërë në dispozicion kohën televizive të fushatës elektoralea Pra qëllimi i asaj që bëri Gjykata e Apelit është i qartë: të mbajë në këmbë me mjete shteterore, një opozitë pa votaa Pak javë më parë gjatë një interviste në Opinion, kryeministri Rama u pyet nëse atij i dukej normale që të hynte në zgjedhje pa opozitë reale? Çdo kryeministër i përgjegjshëm meret me mend se ç’përgjigje do kishte dhënëa Por Rama i tha ftohtë Fevziut se për këtë se çante kokën dhe se prokupimi i tij qe programi që PS do shpaloste para zgjedhjevea
Pra mesazhi për gjykatën qe i qartëa Zgjedhjet i bëjmë dhe pa opozitë fare, madje quhet luks po patëm ndonjë krijesë fallcoa
Këtë mesazh ka marrë edhe Ilirian Celibashia Ai do të jetë kryekomisioneri i një palë votimeve ku një pjese të madhe të elektoratit do i hiqet e drejta e përfaqësimita E gjitha po bëhet me qëllim që grupimi i Berishës ta bojkotojë këtë garë dhe në vend të përsëritet një realitet si ai i vitit 2019 kur kundërshtarë politikë u emëruan Kujtim Gjuzi, Jenisheri dhe ajo deputetja e kërpëratavea Natyrisht ish foltoristët nuk do bojkotojnë se ata janë të dënuar që të luftojnë për të mos u zhdukura Por ama strategjia mbi një vjeçare e pushtetit i shndërroi zgjedhjet e 14 majit në farsëa Ajo i vrau ato duke i rikthyer në votimea Dhe këtë radhë qëllimin e arriti edhe me ndihmën e bejlerëve butaforikë të grupit Lul-Enkeleid, që pranuan të luajnë si shejtanë budallej, rolin e një opozite fallcoa
©Lapsiaal
The post Pas apelit / Cila është tani PD me vulë? appeared first on Lapsiaala