Pas 11 muajsh brenda mureve të shtëpisë dhe komunikim online me mediat dhe publikun, kreu i PD-së Sali Berisha i kthehet normalitetit.
Kreu i PD-së pritet të dalë në një konferencë me gazetarët në orën 13:30.
“Në ora 13:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvillon konferencë me gazetarët salla “Azem Hajdari”, selia PD”, njoftoi PD.
GJKKO vendosi sot pranimin e kërkesës së Berishës dhe revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Avokati i tij, Genc Gjokutaj tha se vendimi është plotësisht i ekzekutueshëm që sot dhe Berisha është i lirë.
The post Pas daljes nga arresti i shtëpisë, Berisha del në konferencë me gazetarët appeared first on Albeu.com.