Pasi hodhi votën në kutinë e votimit për zgjedhjet lokale që do të përcaktojnë 61 kryebashkiakët e rinj, ish-kryeministri Sali Berisha e ka shfrytëzuar këtë moment për të pirë një kafe me familjen e tij.
Ka qenë vetë Berisha që ka ndarë disa foto ku shihet me bashkëshorten, dy fëmijët dhe partnerët e tyre respektivë.
Kujtojmë se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ në Tiranë, përfaqësohet nga Belind Këlliçi.
The post Pasi votimit, Berisha në kafe me familjen, ndan fotot e veçanta appeared first on Gazeta Shqiptare Online.