Janë mbi 200 persona që do të komisionohen gjatë këtij muaji për të përfituar pensionin e invaliditetita
Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se kontrollet mjekësore për përfitimin e Kemp-it do të nisin në datën 19 prill, për të vijuar më pas në datat 20, si dhe 25-28 prilla
Ndërkohë që ka zbardhur edhe listën e aplikuesve që do t’u nënshtrohen kontrolleve në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMACP), për lidhjen, apo vijimësinë e përfitimit të pensioneve të invaliditetita Në këto kushte, për muajin prill janë konfirmuar 212 individë, të cilët në datat e përcaktuara do të duhet të paraqiten për të kryer kontrollet përkatëse, rezultatet e të cilave do të konfirmojnë dhënien, ose refuzimin e pagesave të invaliditetita
Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arsye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionalea Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike, si dhe kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin)a
Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP)a Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punëa Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqërora
Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti, ose edhe pension të pjesshëm sipas kushteve të përcaktuaraa Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të
Kundër Vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të nivelit të parë, personi mund të bëjë ankim brenda 30 ditëve në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punëa Ankimi paraqitet në formën e parashikuar me Vendim të Këshillit të Ministravea Vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerëa
Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së vlerësuar netoa Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punëa Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti, sipas nenit 35, dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 përqind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 përqinda
Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisëa Sipas kushteve të vendosura, shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendia
LISTA E PERSONAVE QE DO TË SHQYRTOHEN NGA KMCAP EPROR PËR MUAJIN PRILL 2023
pakdita
The post Pensionet e KEMP-itLista me 212 personat që kalojnë në komision për muajin prill appeared first on Gazeta Ditaa