Ka ndodhur si herët e shkuaraa
Sërish ish- të përndjekurit politikë janë përçarë në kërkesën e tyre për të hyrë në grevë urie për dëmshpërblimeta
Një grup është larguar nga protesta, ndërsa të tjerë thonë se janë gati që të hyjnë në grevë uriea
Pasi greva e paralajmëruar e urisë e ish- të përndjekurve politikë para Kuvendit degjeneroi me ndërhyrjen e deputetes së PD-së, Mesila Doda, e cila u mundua ta përdorte politikisht, ka dalë në pah edhe fakti se Fatmir Hoxha, njeriu që mori përsipër organizimin e grevës, nuk ka bërë asnjë ditë burg në burgjet e komunizmita
Madje, burime të konfirmuara tregojnë se Fatmir Hoxha është pronar i tre lokaleve dhe një zyre në Institutin e ish- të Përndjekurve Politikëa
Me sa duket, ai është pjesë e atyre përfituesve, të cilët me ardhjen e demokracisë ka pasur lidhjet e duhura për t’u konvertuar me letra në një ish- të dënuar politika
Ndërkohë, edhe dy nga protestuesit e tjerë, të cilët u prononcuan në media sot paradite për grevën e urisë, Panajot Mano dhe Gëzim Behaj, kanë përfituar secili nga një këst, që tashmë u janë derdhur në llogaritë e tyre bankare: i pari, ka marrë thuajse 8 milionë lekë, ndërsa i dyti 4 milionë e 500 mijë lekë të vjetraa
Source: Tema – Aktualitet