“Fajësimi i votuesve për humbjen e thellë të zgjedhjeve në 23 qershor është analiza më e keqe që mund t’i bëhet gjithë këtij procesi”a
Kështu komenton ish-deputeti demokrat, Gilman Bakalli analizën e selisë blu, e cila po zhvillohet njëherësh me zgjedhjet e drejtuesve të rinj në degët e PD-së në gjithë vendin dhe strukturave të saja
Sipas tij, nuk mundet që fillimisht të fajësosh zgjedhësit se janë shitur tek Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe më pas t’u kërkosh atyre të të mbështesin kur do të protestosh kundër trafikut të drogësa
“Pasi e ke fyer popullin, duke i thënë se të kanë blerë, nuk mund t’i drejtohesh, duke e ftuar për një protestë antidrogëa Të duket sikur Partia Demokratike po kërkon ta pastrojë moralisht popullin e blerë, duke i dhënë mundësinë të bëjë një betejë moralea Ndërkohë që paralelisht nëpër kanale të ndryshme televizive ka debate të herëpashershme mbi legalizimin e marijuanës”, – pohon ai për Shekullina
Ish-deputeti shprehet kritik dhe ndaj kauzave dhe protestave opozitare që sipas tij, nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkaktojnë një buzagaz popullor dhe tek përfaqësitë diplomatikea
“Protestat si ajo e pardjeshmja nuk kanë kurrfarë ndikimi, përveçse ngjallin një buzagaz popullor dhe tek shumica e përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri, të cilët me siguri zbaviten shumë me një parti si ajo Demokratike, e cila nxit njerëzit paradite në protesta antidrogë, ndërsa në darkë televizionet flasin për legalizimin e drogës”, shprehet aia
E ndërkohë ndryshe nga baza, sidomos ajo e Shkodrës që ishte më kritikja, Bakalli mbështet kufizimet e vendosura nga kryedemokrati Lulzim Basha për të përjashtuar nga drejtimi i strukturave, ish-drejtues me më shumë se dy mandate, ish-deputetë apo dhe pushtetarë vendorë dhe duke afruar shumë emra të rinja Sipas tij kjo “është mënyra më e mirë për ta ajrosur strukturën e mykur partiake të Shkodrës”a
Source: Tema – Aktualitet