Moti i keq vazhdon të prekë rajonet Marche dhe Emilia Romagna në Itali. Rreth një mijë banorë u larguan nga shtëpitë e tyre për arsye paraprake me ndihmën e zjarrfikësve dhe shërbimit të Mbrojtjes Civile.
Në qytetin e Cesena lumi Savio ka dalë nga shtrati dhe shumë persona janë ngjitur në çatitë e shtëpive për shkak të përmbytjes, ndërsa karabinierët kanë ndihmuar dhjetëra të moshuar që të largohen nga katet përdhese ku jetojnë.
Kryetarët e zonave të prekura nga moti i keq u kërkuan banorëve që të mos lëvizin nga banesat e tyre deri në përmirësimin e kushteve të motit. Sipas parashikimit të motit, reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri në mbrëmjen e nesërme.
Shkollat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura nesër në dhjetëra qytete në Emilia Romagna dhe rajonin Marche. Shumica e lidhjeve hekurudhore dhe rrugore janë ndërprerë dhe alarmi do të mbetet “i kuq” edhe për të paktën 24 orë të tjera.
The post Përmbytje të mëdha në Itali, një mjë banorë largohen nga shtëpitë, mbyllen shkollat appeared first on Albeu.com.