Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, njoftuan sot se ndaluan shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi është paraqitur bashkë me një gazetare të emisionit investigativ, një shtetase 18-vjeçare, e cila ka kallëzuar se e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore 2-vjeçare. I dyshuari e ka mohuar akuzën, por denoncuesja ka shpjeguar në detaje historinë, teksa i riu akuzohet për veprën penale “përndjekja”.
“Materialet në ngarkim të shtetasit F. M., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Policia falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton që të denoncojnë në strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe ligjor”.
The post Përndiqte gazetaren prej dy vitesh, ndalohet 27-vjeçari në Gjirokastër appeared first on Gazeta Dita.