Presidenti Bujar Nishani nuk do të dekretojë ligjin e miratuar 3 ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”a Burime nga Presidenca bënë të ditur për “TEMA” se Kreu i Shtetit do të rikthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend pasi ai bie ndesh me Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit si Komandant i Forcave të Armatosuraa
“Ligji ndërhyn në ato kompetenca dhe të drejta kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura duke i hequr të drejtën e emërimit dhe lirimit nga detyra të ushtarakëve të lartë me gradën e gjeneralit, këputet zinxhiri i hierarkisë komanduese në kohë paqeje, çka krijon një shqetësim serioz në tërë strukturën dhe zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura më pasa Gjithashtu ligji bën një ç’balancim të harmonisë kushtetuese të pushteteve të komandimit të Forcave të Armatosura, pra të Parlamentit, të Presidentit dhe të Qeverisë, çka dëmton një standard të detyrueshëm për një vend anëtar të NATO-s, siç është dhe Shqipëria”, theksojnë burimet nga Presidencaa
Sipas tyre, gjithashtu Kreu i Shtetit do të ndjekë edhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese nëse ligji do të miratohet nga Kuvendi, kur Presidenti ta rikthejë për shqyrtima
“Nëse Kuvendi do të lërë në fuqi të njëjtin ligj, atëherë Kreu i Shtetit do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mospërpuethshmërinë që ka ky ligj me dokumentin themeltar të shtetit dhe cënimin e kompetencave të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, theksojnë burimeta
Ligji i miratuar së fundmi nga Kuvendi është pjesë e një pakete ligjesh që Qeveria ka hartuar dhe pritet të miratohen nga Kuvendia Aktualisht Parlamenti ka nisur diskutimet mbi projektligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, për të cilin pritet të ketë sërisht kundërshti nga Kreu i Shtetit në fazën e dekretimit, për shkak se pretendohet se cënohen kompetencata
Debatet
Opozita ka kundërshtuar draftet e paraqitura nga Qeveria me argumentet se ato cënojnë kompetencat e Kreut të Shtetit si Komandant i Përgjithshëm i FA-së, ndërsa akuzojnë ekzekutivin se po vendos kontrollin politik edhe mbi strukturat e Forcave të Armatosura dhe shërbimin sekret të ushtrisëa Ligji parashikon rritjen e moshës për daljen në pension apo lirimin e ushtarakëve, uljen e trysnisë mbi ushtarakët, shtrirjen në kohë të marrjes së një grade të caktuar, çka sipas draftit do të shoqërohet me uljen e barrës financiare për buxhetin e shtetita Në këtë kuadër, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli sqaroi se aktualisht paguhen 3 ushtri, një që është ajo active, një në rezervë dhe një tjetër në lirima
“Ushtria nuk plaket, vetëm bën që profesionistët dhe ekpertët të mbeten për një kohë akoma më të gjatë brenda Forcave të Armatosura dhe të mos dalin në rezervë apo lirim në kulmin e kësaj pjekuriea Ligji rikthen dinjitetin e munguar në Forcat e Armatosuraa Kam përcaktuar si prioritet rikthimin e disa vlerave në FA dhe rikthimin e dinjitetit që shpesh herë ka qenë i munguara Ligji synon të korrigjojë një sërë mangësish të ligjit aktual dhe të reflektojë ndryshimet që ndodhën në këto 10 vjet në Shqipëria Synojmë të sjellim një moral të ri në FA, bazuar në meritë, profesionalizëm, performancëa Shfrytëzim i të gjitë kapaciteteve ushtarake që shoqëria ka investuar, dhe kjo është kosto që i duhet rikthyer shoqerisë shqiptare”, tha ministrja e Mbrojtjesa
Ndryshimet, sipas saj, janë të domosdoshme, pasi veç të tjerash “reflektojnë futjen e Shqipërisë 5 vjet më parë në NATO dhe ndryshimet që kanë ardhur për shkak të situatave shpesh herë të pakëndshme të një rreziku të caktuar, të një rrezikut agressiv ndaj sigurisë së vendeve të NATOS e demokracisë në përgjithësi”a
Opozita kundërshtoi draftin, pasi sipas saj, mazhoranca po grabit kompetencat e Presidentit të Republikës, ku përfshihen gradat, lirimet, emërimet, pronat e Forcave të Armatosuraa Gjatë debateve parlamentare, opozita ka akuzuar se me këtë ligj mazhoranca kërkon të grabisë ditën për diell kompetencat e Presidentita Sipas opozitës, të gjitha kompetencat e tjera, qoftë për gradat, për lirimet dhe emërimet, qoftë edhe për planin e përhapjes dhe pronat e Forcave të Armatosura, i kalojnë Qeverisëa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Baze tha se ky projekligj ruan ekspertizën në grada të larta duke u ngritur në karrierë më larg dhe duke shmangur daljen e kësaj ekspertize në moshë pjekurie, sipas tij nuk kthen pas investimet e bëra në vitea Ky ligj tha ai “është më pak i kushtueshëm për buxhetin e brishtë dhe shpatullat e taksapaguesve shqitparëa”
Ligji
Ligji ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosuraa Subjekte të këtij ligji janë ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, studentët ushtarakë, si dhe ushtarakët në rezervëa Ky ligj zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe jashtë territorit të saj për ushtarakët shqiptarë kur ata janë dërguar me mision, shërbim, studime, stërvitje të përbashkëta, mision diplomatik ose në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dy- ose shumëpalëshea
Sipas ligjit, karriera ushtarake është ecuria në funksion dhe rendin e gradave gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak aktiva Në draft përcaktohet se ushtarakët e Forcave të Armatosura janë ushtarakë të shërbimit aktiv dhe ushtarakë në rezervëa Ushtarakët e shërbimit aktiv janë ushtarakë të shërbimit të përkohshëm dhe ushtarakë të shërbimit të karrierësa Ushtarakët e shërbimit të përkohshëm janë oficerët me gradë nëntoger, toger dhe kapiten, nënoficerët me gradë nëntetar dhe tetar dhe ushtarët/detarëta Ushtarakë të shërbimit të karrierës janë oficerët me gradë major, nënkolonel, kolonel dhe oficerët me gradë madhore dhe nënoficerët me gradë rreshter, kapter dhe kryekaptera Ushtarakë të shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura janë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë/detarëa Në Forcat e Armatosura gradat u jepen oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve/detarëve, studentëve ushtarakë dhe ushtarakëve në rezervëa
Sipas ligjit gradat ushtarake në Forcat e Armatosura klasifikohen:
a) Për oficerët aktivë: grada madhore; grada të larta;grada të ulëtaa
b) Për nënoficerët aktivë: grada të larta; grada të ulëtaa
Arsimimi dhe kualifikimi për përparim në gradë
Ushtarakët e Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit, si më poshtë vijon:
a) Oficerët:
ia Nëntogeri, për të fituar gradën e togerit, të ketë kryer kursin bazë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
iia Togeri, për të fituar gradën e kapitenit, të ketë kryer kursin e avancuar të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
iiia Kapiteni, për të fituar gradën e majorit, të ketë kryer kursin themelor të oficerit të shtabit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
iva Majori, për të fituar gradën e nënkolonelit, të ketë kryer kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
va Nënkoloneli, për të fituar gradën e kolonelit, të ketë kryer kursin e lartë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
via Koloneli, për të fituar gradën gjeneral brigade, të ketë kryer kursin e lartë për sigurinë dhe mbrojtjen ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
viia Gradimi gjeneral major/nënadmiral dhe gjeneral lejtnant/admiral bëhet në bazë të meritave, përgatitjes dhe aftësive profesionale, të vlerësuara nga Komisioni i Veçantë i Karrierësa
b) Nënoficerët:
ia Nëntetari, për të fituar gradën tetar, duhet të ketë kryer kursin bazë të nënoficerit;
iia Tetari, për të fituar gradën rreshter, duhet të ketë kryer kursin e avancuar të nënoficerit;
iiia Rreshteri, për të fituar gradën kapter, duhet të ketë kryer kursin e lartë të nënoficerit;
iva Kapteri, për të fituar gradën kryekapter, duhet të ketë kryer kursin e kryekapterita
c) Ushtarët:
ia Kursanti, për të fituar gradën ushtar/detar I, duhet të ketë kryer stërvitjen bazë;
iia Ushtari/detari I, për të fituar gradën ushtar/detar II, duhet të ketë kryer stërvitjen individuale të avancuara
Kurset dhe kualifikimet e kryera brenda dhe jashtë vendit, për efekt të përparimit në gradë, për të gjitha llojet e gradave, njësohen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëma Kurset dhe kualifikimet e kërkuara nga legjislacioni në fuqi, që rregullon aktivitetin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe të shërbimit të policisë kriminale ushtarake, njësohen me kurset dhe kualifikimet e kërkuara për marrjen e gradave sipas këtij ligji, me urdhër të ministrit të Mbrojtjesa
Pezullimi i ushtarakëve nga detyra
Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve të punës për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjesa Në mbarim të kësaj periudhe, ushtaraku emërohet në përputhje me gradën që mban, me përjashtim të rastit kur dënohet me burgima
Ushtaraku pezullohet: a) kur ndaj tij fillon ndjekja penale dhe vendoset masa e sigurisë, arrest në burg ose arrest në shtëpi, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata ose kur ndaj tij fillon procedimi penal për vepra penale që lidhen me detyrën; b) për periudha studimi më shumë se 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë ushtarakut dhe në lidhje me profesionin që ai ushtron; c) me kërkesën e ushtarakut për të shoqëruar bashkëshortin/bashkëshorten, që emërohet jashtë shtetit në funksione zyrtarea Në këtë rast, pezullimi nuk mund të zgjatë më shumë se katër vjeta
Gjatë periudhës së pezullimit, ushtaraku nuk paguheta Në rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, kur çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ai emërohet në detyrë, i jepet paga bazë me të gjitha përfitimet e tjera që nga çasti i pezullimita Periudha e kohës së pezullimit nga detyra njihet si vjetërsi grade dhe shërbimi në Forcat e Armatosura, kur pezullimi ndodh për rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, dhe çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ndërsa për rastet e parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij neni, periudha e pezullimit njihet vetëm për efekt të vjetërsisë së gradësa Pezullimi i oficerit nga detyra bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ndërsa pezullimi i nënoficerit dhe ushtarit/detarit bëhet me urdhër të autoritetit që ka kompetencën e emërimita
Gradat ushtarake, sipas klasifikimit dhe shërbimit, të renditura nga më e larta te më e ulëta, janë:
a) Për oficerët aktivë:
Klasifikimi Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detare
ia Gradë madhore Gjeneral lejtnant Admiral;
iia Gradë madhore Gjeneral major Nënadmiral;
iiia Gradë madhore Gjeneral brigade Kundëradmiral;
iva Gradë e lartë Kolonel Kapiten i rangut I;
va Gradë e lartë Nënkolonel Kapiten i rangut II;
via Gradë e lartë Major Kapiten i rangut III;
viia Gradë e ulët Kapiten Kapiten Lejtnant;
viiia Gradë e ulët Toger Lejtnant;
ixa Gradë e ulët Nëntoger Nënlejtnant;
Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv
Oficeri me gradë madhore, pavarësisht nga mosplotësimi i moshës së përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, dhe i kritereve të përcaktuara në nenet 26 dhe 27, të këtij ligji, nxirret në rezervë apo lirim, kur plotëson njërin nga këto kritere: a) Kur pas kalimit të kohës së qëndrimit në një gradë sipas pikës 1, të nenit 13, të këtij ligji, nuk ka marrë gradën e radhës; b) Kur nuk ka kuota të lira për konkurrim për gradën e radhës, sipas tabelës së organizimit dhe pajisjevea Oficerët, pas marrjes se gradës major dhe nënoficerët pas marrjes së gradës rreshter, nuk nënshkruajnë kontratë, por vazhdojnë shërbimin aktiv të karrierës dhe shërbejnë në shërbimin aktiv sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij nenia Mosha minimale e pranimit në Forcat e Armatosura është 18 vjeça Shtetasit, në momentin e titullimit oficer aktiv dhe ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeça Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen oficerë dhe ushtarë/detarë aktivë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeça
Source: Tema – Aktualitet