Nga Petrit Vasili
Permbysja e narkorepublikes antikushtetuese, emergjence kombetare!
Tashme Kushtetuta e Shqiperise eshte shnderruar ne nje hiç dokument nga Edi Rama dhe rilindja.
Tribalizmi juridik dhe vetgjyqesia antikushtetuese eshte menyra se si sundon sot ne Shqiperi narkoqeveria.
Sulmi i mafies ne pushtet ka shembur kushtetuten murin mbrojtes te shtetit ligjor dhe llumi i paligjshmerise ka permbytur republiken qe dergjet ne agoni.
Çdo ligj antikushtetues i korruptuar votohet pa asnje hezitim nga çeta e deputeteve qesharakë rilindas ne Kuvend.
Çdo e drejte absolute dhe liri qe kushtetuta garanton behet zero me akte normative mafioze dhe ligje te porositura nga segmentet me te zeza te jetes shqiptare.
Narkodrejtesia ne vend se te jete nje pushtet i ndare dhe rojtar i vendosur e i barabarte i ligjit eshte sot misherimi i neveritshem nje zgjatimi te qeverise si dhe prototipi i inkriminuar i aplikimit te dy standarteve : perndjekjes antiligjore dhe mafioze te opozites dhe nga ana tjeter mbrojtes me çdo kusht i hajduterive, korrupsionit dhe inkriminimit kriminal te Rames,Veliaj dhe gjithe bandes qeveritare.
Tashme narkorepublika antikushtetuese eshte hapur nje rrezik i jashtezakonshem kombetar.
Çdo reagim, revolte,mosbindje civile,proteste, refuzim, perballje e çdo forme eshte shume legjitime dhe detyre kombetare per gjithseicilin.
Narkorepublika me fytyren e Edi Rames eshte fundi Shqiperise.
Ti japim Republikes tone fytyren e Kushtetutes, barazise perpara ligjit dhe te demokracise eshte detyre per sot e gjithe jeten.
The post Petrit Vasili: Permbysja e narkorepublikes antikushtetuese, emergjence kombetare! appeared first on Gazeta Standard Online.