Nga Ilir Meta:
Falenderoj Brunon që ka ardhur nga Toronto e Kanadasë vetëm për të votuar sot.
Asnjë rrugë nuk është shumë e gjatë dhe asnjë punë nuk është më e rëndësishme se sa ushtrimi i të drejtës për të votuar dhe zgjedhur në demokraci.
Falenderime të gjithë bashkëpatriotëve tanë nga SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe dhe vendet e tjera që kanë lënë punët e tyre për të fuqizuar Demokracinë dhe rikthyer Llogaridhënien në vendin tonë.
Të gjithë të ndjekim shembullin e tyre dhe të përmbushim detyrën tonë për të zgjedhur sot dhe kërkuar llogari.
Pjesëmarrja sjell Ndryshimin.
The post “Pjesëmarrja sjell Ndryshimin”/ Meta: Falenderime për bashkëpatriotët tanë nga SHBA dhe vendet e tjera që kanë lënë punët e tyre për të fuqizuar Demokracinë dhe rikthyer Llogaridhënien në Shqipëri ! appeared first on Gazeta Standard Online.