Nga një sondazh i kryer nga IDRA për llogari të Zyrës së OKB-së në Tiranë, rezulton se ndër 2000 të anketuar në moshë votimi, që ishin prezent në vend në 23 qershorin e shkuar, plot 88% morën pjesë në zgjedhjet parlamentare (pjesëmarrja ishte praktikisht e barabartë mes meshkujve e femrave)a Kjo përqindje është më e lartë se ajo që del nga pjestimi i shifrës së pjesëmarrjes së raportuar nga KQZ (1a75 milion) dhe vlerësimi i INSTAT-it për popullsinë rezidente 18 vjeç e sipër në 31 dhjetor 2013 (2a16 milion)a Nga ky pjestim, rezulton pjesmarrja 81% — edhe kjo shifër goxha e lartëa (Në sondazhin e kryer me 897 të anketuar në moshë votimi nga Instituti Ballkanik i Sondazheve në Kosovë, për llogari të emisionit Opinion të Blendi Fevziut, rezultonte një pjesëmarrje 73%, por kampioni nuk ishte fort përfaqsues, sepse kishte 43% votues të PD-së ndër pjesëmarrësit e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërkohë që PD-ja arriti në ato zgjedhje vetëm kuotën 30a6%)a
Me pak fjalë, duket shumë e mundshme që pjesmarrja në zgjedhje e popullsisë rezidente 18 vjeç e sipër të ketë qenë mbi 80%a Një pjesëmarrje kjo që nënkupton një interes shumë të lartë të votuesve për çështjet e politikës dhe qeverisjesa Por paradoksalisht, sondazhi i IDRA-s na tregon të kundërtën — vetëm 48% janë të interesuar (18% shumë të interesuar dhe 30% deri diku të interesuar; meshujt 55% të interesuar, femrat vetëm 42%)a
Dhe si mund të shpiegohet hendeku gjigand mes pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje dhe interesit të ulët për çështjet e politikës dhe qeverisjes, sidomos te femrat? Në një farë mënyre përgjigjia mund të gjehet në sondazhin e IDRA-sa
Rreth 43% e të anketuarve të IDRA-s kanë deklaruar se janë në dijeni të rasteve kur votat janë premtuar në këmbim të dhuratave/parave/punësimit apo favoreve të tjeraa Se sa ka qenë përqindja e votuesve që e kanë dhënë votën vetëm prej joshjes nga favoret e mësipërme nuk përcaktohet në sondazh (është praktikisht e pamundur të gjehet kjo me vetëdeklarim), por hendeku i madh mes pjesmarrjes së lartë në zgjedhje dhe interesit të ulët për çështjet e politikës dhe qeverisjes mund të mbushtet njëfarësoj vetëm me abstragimin se votat në këmbim të favoreve kanë qenë të shumta, goxha të shumta…
Source: Tema – Aktualitet