Një sherr me thika ka ndodhur në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një nxënës 15-vjeçar.
Policia njofton se në datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
The post Plagoset jashtë shkollës nxënësi 15-vjeçar appeared first on Lapsi.al.