Besart Xhaferri: Është koha jonë, është radha jonë. Nëse do të njohësh rininë e një vendi shiko për çfarë ajo proteston. Projekti i zbrazjes së Shqipërisë nga të rinjtë, një platforme e kopjuar nga Ramiz Alia , është një nga krimet më të rënda të Edi Ramës, pasi bëri atë që nuk e kanë bërë as pushtuesit më barbarë. Vrau të ardhmen e këtij kombi. Sa herë për punë shkoj rrugëve nëpër vende të Evropës, rrëgjethem kur dëgjoj shqip, bashkëmoshatarët e mi por edhe më të vjetër që janë detyruar të braktisin vendin dhe të ndërtojnë të ardhmen në dhe të huaj. Edi Rama për të forcuar pushtetin e tij vendosi të bëjë kurban rininë shqiptare. Atë që deri ne 2013 ishte aseti më i madh i kombit tonë. Sot në 2024 është plaga më e madhe e këtij kombi. Jemi në kushtet e mbijetesës, ndaj sot kemi dalë në rrugë në ditën e rinisë për ti thënë këtij diktatori se të rinjtë e këtij vendi do të jene fundi i tij i turpshëm. Të vetmit të rinj q ënuk duna të ikin nga ky vend janë Gregu që si ka dhënë kurrë kush, puna e mbarë dhe bën ekspozita miliona euro nëpër Evropë dhe Helena që krenohet me pensionin e gjyshes së saj. Kam edhe një mesazh për ata të rinj socialistë që do të jenë në festen e Ministrisë se rinisë pa portofol të dalin nga bunkeri i parkingut të Tiranës një vepër korrupsioni, mos të rrinë aty si minj kanalesh dhe të protestojnë për bashkëmoshatarët që kjo qeveri i detyroi që të ikin me gomone drejt Anglisë.Vëllai i Olsit për vite me radhë punoi për të ngritur kultin e kriminelit. Teksa të rinjtë që punonin në sektorin e turizmit i orientoi në “ shtëpitë e barit, fillimisht në Shqipëri e më pas në Evropë. Kështu duke u vrarë ëndrrat e tyre e duke i hedhur ne rrugë që të mbledhin para për të mbajtur shtetin e Edi Ramës, të korruptuar. Sejmenët e tij turren në diasporë për të takuar të rinjtë shqiptarë me idenë e amnistisë fiskale. Pasi ky hajdut i pashembullt kërkon tu vjedhë djersën dhe mundin për të mbushur arkën e shtetit që e ka kthyer në arkën e vilës së tij në Surrel. Sot një të riu shqiptar i duhen 74 vite për të blerë një apartament, pasi Edi Rama ka vendosur të pastrojë paratë në ndërtim.Koha është përballemi në emër të Shqipërisë, siç bënë prindërit tanë në Dhjetor 1990 që u ngritën edhe për pluralizmin e që sot është në rrezik. Ndaj ne duhet të jemi në vijën e parë të rezistencës….
The post Pluralizmi në rrezik! Vëllai Olsit krijoi kultin e kriminelit/ Xhaferri: Është koha të përballemi appeared first on Gazeta Standard Online.