Presidenti i SHBA-së, Joe Biden niset sot për në Japoni për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në Hiroshimë. Presidenti Biden anuloi një pjesë të udhëtimit që kishte planifikuar javën e ardhshme, për të vazhduar bisedimet për tavanin e borxhit me udhëheqësit e kongresit.