Nisur nga ndjeshmëria e lartë në publik, rëndësia që ka mirërritja e fëmijëve tanë dhe përkujdesja e duhur ndaj tyre, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer kohët e fundit një auditim mbi performancën e shërbimit parashkollor, i cili përfshin sistemin e çerdheve dhe kopshteve të cilat frekuentohen nga fëmijët e moshës 0-6 vjeça
Sot ky shërbim përballet me sfida dhe me problematika të larmishme, duke filluar që nga aksesi i kufizuar në kopshte dhe çerdhe, e deri tek cilësia e diskutueshme e shërbimeve që ato ofrojnëa Për këtë arsye, auditimi u fokusua në aspektet strukturore të shërbimit parashkollor, të cilët janë të matshëm dhe përcaktohen nga një kuadër rregullator i caktuara Në këtë drejtim, aspektet e matshme më të rëndësishme përfshijnë mjedisin fizik të institucioneve parashkollore, raportin edukatore-fëmijë dhe organizimin e shërbimit ushqimora Përgjatë këtij auditimi u krye një analizë e problematikës aktuale dhe rekomandimet e tij u fokusuan në instrumentat që strukturat shtetërore kanë në dispozicion për të përmirësuar situatëna
Në fokus të auditimit ishin jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit të cilët i besojnë institucioneve parashkollore fëmijët e tyre ndërkohë që përmbushin detyrimet e tyre gjatë ditëve të punësa Por sa përkujdesje marrin në të vërtetë fëmijët tanë në kopshte e çerdhe dhe cili është niveli i arritjes së standardeve të këtij shërbimi? Qyteti i Tiranës ka aktualisht 43 kopshte dhe 31 çerdhe publike si dhe 51 kopshte privatea Gjendja aktuale e shërbimit parashkollor, ku kërkesa është gati dy herë më e lartë se sa oferta, imponon një zgjedhje midis respektimit të së drejtës së çdo fëmije për tu pranuar në kopshte dhe çerdhe dhe kufizimit të numrit të fëmijëve duke synuar ruajtjen e standardeve për këtë shërbima Jo pak herë, mediat kanë pasqyruar çdo fillim viti shkollor problematikën e rradhëve të gjata për regjistrimin e fëmijëvea
Kapaciteti aktual zyrtar në çerdhet e Tiranës është 2055 fëmijë, ndërkohë që numri total i fëmijëve të regjistruar për vitin 2013 ka qenë 3009 fëmijë duke lënë në këtë mënyrë shumë fëmijë në listë pritjea Ndërkohë në kopshte janë pranuar pothuajse të gjitha kërkesat për regjistrim, duke sjellë kështu tejkalimin në mënyrë dramatike të kapaciteteve mbajtëse të kopshteve dhe duke cënuar si pasojë “Standardet e përmbajtjes së arsimit parashkollor” ku përcaktohet se grupet duhet të jenë me 25 fëmijëa
Një alternativë ndaj shërbimit publik paraqitet dhe shërbimi privat, treguesit e të cilit vijnë në rritje, nga 19 kopshte në vitin 2009 në 51 kopshte në vitin 2013aGjendja e kopshteve private konsiderohet në përgjithësi e mirë pasi ato janë akomoduar kryesisht në ndërtime të reja dhe me kushte të mira, por si rezultat i çmimeve më të larta të shërbimit që aplikojnë kanë ndikuar shumë pak në përmirësimin e situatësa Për këtë arsye, KLSH ka këshilluar që Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Bashkia e Tiranës, në kushtet e kapaciteteve të kufizuara, të implementojnë një sistem regjistrimi në institucionet publike parashkollore i cili i jep prioritet pranimit të fëmijëve nga familjet me të ardhura më të ulta, si një masë afatshkurtër për të reduktuar momentalisht kërkesën e tepërta Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Sportevenëpërmjet mekanizmave të përshtatshme, duhet të intensifikojë politikat inkurajuese ndaj kopshteve private, si një alternativë efektive për zgjerimin e kapaciteteve dhe reduktimin e diferencës kërkesë-ofertë për shërbimin parashkollora Këto institucione duhet të marrin gjithashtu në konsideratë kërkimin e burimeve alternative të financimit për shërbimin parashkollor, siç mund të jetë nxitja e partneritetit me donatorët vendas apo të huaja
Ndikimi i infrastrukturës së munguar
Mbipopullimi i kopshteve dhe çerdheve në Tiranë është një fenomen i vënë re vitet e fundit dhe arsyet për këtë problematikë janë të shumtaa Transformimet dramatike politike e social-ekonomike të Shqipërisë, që nga viti 1990, reflektohen në tendencat demografike të vendit si pasha migrim masiv urban, kryesisht drejt qyteteve më të mëdhaa Si pasojë e këtyre transformimeve edhe Tirana ka ndryshuar shumë në dy dekadat e fundita Përveç rritjes së popullsisë dhe migrimit, faktorë të tjerë që kanë ndikuar në mangësitë në infrastrukturën parashkollore ka qenë dhe trashëgimia e pakët e kopshteve dhe çerdheve nga regjimi komunista Ndërkohë në reduktimin e numrit të institucioneve parashkollore, ka ndikuar edhe kalimi i një pjese të ndërtesave të kopshteve dhe çerdheve, tek pronarët e vjetër që i kanë pasur ato në pronësia
Bashkia e Tiranës kishte parashikuar fonde për ndërtimin dhe rikonstruksionin e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, në Projekt Buxhetin e vitit 2012, Projekt Buxhetin Afatmesëm 2013-2015, në programin “Kujdesi Social” si dhe në programin për “Arsimin Parauniversitar dhe edukimin” ku përfshihet edhe “Arsimi parashkollor”a Sipas zërave të këtyre programeve, Bashkia Tiranë do të realizojë deri në vitin 2015 ndërtimin e 5 kopshteve dhe çerdhe të integruara , ndërtimin e 3 kopshteve dhe 3 çerdheve të reja dhe rikonstruksionin e 15 kopshteve dhe 5 çerdhevea Ndërkohë që deri në fund të vitit 2013, janë realizuar ndërtimi i 2 kopshte – çerdhe të integruara, ndërtimi i kopshtit nra22, rikonstruksioni i 2 kopshteve dhe i 4 çerdhevea Ndërtimi i një kopshti si dhe ikonstruksioni i 8 kopshteve dhe një çerdheje janë aktualisht në procesa Pra sic vihet re, problematika e tejmbushjes jashtë kapaciteteve të kopshteve dhe çerdheve, është e vështirë/ të zgjidhet deri në vitin 2015 pasi deri në fund të vitit 2013, Bashkia e Tiranës, ka realizuar pjesërisht objektivat e parashikuara në programin buxhetor të saja Kjo ka ndikuar në mungesën e infrastrukturës së nevojshme për shërbimin parashkollora Krijimi i kopshteve private e ka lehtësuar disi këtë gjendje, por numri i fëmijëve në këto kopshte është relativisht i vogël dhe ka ndikim jo të konsiderueshëm në zgjidhjen e problematikësa Një nga faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen midis kopshteve publike dhe atyre private është çmimi i shërbimit në kopshtet private, i cili nuk është i përballueshëm nga të gjithë prindërita Për zgjidhjen e kësaj situate emergjente, KLSH ka rekomanduar që instrumentet vendore të planifikimit duhet të vlerësojnë nivelet e ardhshme të popullsisë, nëpërmjet studimit të kushteve dhe tendencave aktuale të urbanizimit të Tiranës, me qëllim plotësimin e nevojave me infrastrukturë parashkollore për njësitë bashkiake të cilat kanë numrin më të lartë të fëmijëve 0-6 vjeça GjithashtuPlani i ri i Përgjithshëm Rregullues i Tiranës,duhet të marrë parasysh kërkesën e lartë për kopshte dhe cerdhe, duke përcaktuar sheshe të përshtatshme për ndërtimin të reja, si në periferinë e qytetit ashtu edhe pranë qendrës së Tiranës, ku dendësia e popullsisë është rritur ndjeshëmaDuke synuar një zgjidhje më afatgjatë për infrastrukturën e munguar të shërbimit parashkollor, Bashkia e Tiranës të konsiderojë mundësinë e integrimit të kopshteve dhe çerdheve në katet e para të ndërtesave të rejaa
Mjedisi fizik, brenda dhe jashtë institucioneve parashkollore
Mjedisi fizik ndikon në sjelljen dhe zhvillimin e njeriut, të të rriturve dhe fëmijëve, të cilët jetojnë dhe punojnë në tëa Cilësia e hapësirës fizike ndikon në nivelin e përfshirjes së fëmijëve dhe në cilësinë e bashkëveprimit midis të rriturve dhe fëmijëvea Mjedisi i brendshëmi i institucioneve parashkollore ndahet në mjedise mësimore dhe mjedise ndihmëse a Mjediset mësimore duhet të jenë të përshtatshme për moshën dhe zhvillimin që ka çdo fëmijëa Ky mjedis duhet ti shërbejë qëllimeve të kurrikulës, në mënyrë që të sigurojë një shumëllojshmëri eksperiencash të mësuari për të inkurajuar eksperimentimin dhe eksplorimin e fëmijëvea Brenda çerdhes dhe kopshtit duhet të ketë edhe mjedise ndihmëse ku fëmijët luajnë me fëmijët e tjerëa Mjediset ndihmëse janë mjedise të ndërvarura nga ato të veprimtarisë ditore, të cilat nxisin dhe respektojnë pavarësinë e fëmijëvea Është e domosdoshme që në këtë mjedis, çdo fëmijë të ketë hapësirën e tij për mjetet individualea Mjedisi i brendshëm duhet të jetë në kushte higjienike shumë të mira dhe i pajisur në mënyrë të tillë që të sigurojë akomodimin e çdo fëmije në grupa Në mjediset e brendshme fëmijët mund të prezantojnë punën e tyre në grup apo individualea Hapësirat e brendshme, për çdo fëmijë në kopsht, duhet të zënë një sipërfaqe minimale 1a5 m2 dhe optimale 2a5-3 m2a Duke marrë parasysh lëvizshmërinë e madhe të kësaj grupmoshe, çdo grup duhet të ketë dy dhoma, një për aktivitete mësimore me sipërfaqe 1a5 m2/fëmijë dhe një tjetër për aktivitetet me lëvizje dhe lodra me sipërfaqe 2a5 m2/fëmijëa Këto standarde janë të përafërta me mesataren e vendeve të OECD, ku hapësira e brendshme për çdo fëmijë është përcaktuar 2a9 m2a
Institucionet parashkollore janë mjedise në të cilët është parashikuar që fëmijët mund të flenëa Sipas standardeve përkatëse, gjatësia e krevateve të fëmijëve duhet të përshtatet me shtatëlartësinë mesatare sipas grupmoshave duke shtuar 25 cma Krevatët duhet të vendosen larg nga dritaret dhe hapësira midis tyre duhet të jetë 0a5-l m për fëmijët e kopshteve dhe 0a6 m për fëmijët e çerdhevea Gjithashtu, standardet përcaktojnë që shtetërit të vendosen në formën e lojës së shahut për të evituar respirimin e ajrit të njëri tjetrita Por në asnjë nga kopshtet e vrojtuara prej nesh, nuk respektohen standardet në lidhje me hapësirat si pasojë e tejmbushjes mbi kapacitetin e tyrea Shpesh fëmijët i zhvillojnë të gjitha aktivitetet në të njëjtin ambienta Pra, raporti fëmijë-hapësirë nuk është në përputhje me normat zyrtare të mjediseve fizike të kopshtita Si pasojë e mbipopullimit nuk zbatohet asnjë nga kërkesat që lidhen me akomodimin e fëmijëve në krevatët e tyre dhe për shkak të hapësirave të vogla në dispozicion, në asnjë rast nuk është krijuar distanca e nevojshme prej 0a5-1 m nga njëri krevat në tjetrina
Në kushtet e një mbipopullimi të tillë, ku nevojat janë sa dyfishi i kapaciteteve, çdo fëmije i është cënuar hapësira individuale e nevojshme për zhvillimin e tij, për shkak të hapësirave të ngushta, të cilat nuk i lejojnë të lëvizin lirisht dhe të zhvillojnë potencialin e plotëa Institucionet parashkollore janë vende ku mjedisi i brendshëm ka lidhje të ngushtë me mjedisin e jashtëma Mjedisi i jashtëm ka një ndikim të madh tek fëmijët me mesazhet që transmeton dhe ndikon në rritjen dhe formimin e tyrea Mjedisi i jashtëm duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme të përdorshme ku tu krijohet mundësi fëmijëve të përdorin lojërat në natyrë për çdo grupmoshëa Në këtë mjedis duhet të respektohet patjetër balanca diell-hije-gjelbërim, në mënyrë që të përdoret si për aktivitetet ditore ashtu edhe për bashkëveprimet socialea Territori i jashtëm duhet të parashikojë 7m2 për fëmijë dhe duhet të ketë rrugica të asfaltuara për të mbrojtur fëmijët nga balta ose ndotësit e tjerëa Në shumicën e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës hapësira e jashtme në dispozicion të fëmijëve është e pamjaftueshme dhe nuk është konceptuar në përputhje me standardeta Kjo mangësi ka vështirësuar zhvillimin e aktiviteteve ditore edukuese dhe argëtuese të fëmijëve në ajër të pastëra
Një tjetër aspekt i vlerësuar nga grupi i auditimit është edhe raporti edukatore-fëmijë i cili si një tregues sasior i frekuencës së kontakteve ndërmjet edukatoreve dhe fëmijëve, përbën një ndër indikatorët më të rëndësishëm të matjes së cilësisë së shërbimit parashkollora Hapësirat e pamjaftueshme dhe mbipopullimi i kopshteve/çerdheve e kanë cënuar edhe standardin e raportit optimal edukatore-fëmijëa Megjithëse Shqipëria ka vendosur teorikisht standarde korrekte dhe të krahasueshme me ato të vendeve të OECD në drejtim të raportit edukatore-fëmijë, zbatimi i këtyre standardeve është akoma shumë larga Praktikisht, ky raport shkon nga 33 -45 fëmijë për një edukatorea Mbipopullimi i kopshteve nuk është shoqëruar me rritje të numrit të edukatoreve për të kompensuar numrin e lartë të fëmijëve dhe për të balancuar këtë raporta Për sa i takon çerdheve, raporti 1-4 respektohet tek grupet e fëmijëve të moshës 0-18 muaja Problematika në çerdhe vërehet tek grup mosha 18-36 muajsh, ku raporti 1 /7 shpesh tejkaloheta
Si pasojë e këtij raporti jo të drejtë edukatore-fëmijë, edukatoret përballen me një mbingarkesë të madhe dhe me vështirësi të shumta gjatë punës së tyre, duke mos harruar edhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme që kanë për fëmijët e kësaj moshe kaq delikatea Ky raport reflektohet edhe në bashkëveprimin edukatore-fëmijë, i cili është mjaft i kufizuar dhe detyrimisht frekuenca e kontakteve ndërmjet tyre është mjaft e ulëta
Grupi i auditimit shqyrtoi edhe shërbimin ushqimor të ofruar në kopshte e çerdhe, si një nga kompnentët më të rëndësishëm të përkujdesjes së fëmijëvea Ushqimi dhe roli që ai luan në shëndetin e fëmijëve janë pjesë integrale e Shërbimit Parashkollora Shërbimi ushqimor përgjithësisht është i organizuar mirë dhe pjesa më e madhe e prindërve janë të kënaqur nga ushqimi që fëmijët e tyre marrina Megjithatë, ne kemi konstatuar se produktet ushqimore të menusë së ofruar, nuk janë plotësisht në përputhje me udhëzimet e OBSHa Në përgjithësi, 4 kategoritë e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë të përfshira në menutë ditore të hartuara për fëmijët e kopshteve dhe çerdhevea Por megjithatë është konstatuar se fëmijët e moshës 3-6 vjeç marrin një nivel total më të lartë proteinash dhe karbohidratesh se sa ai i rekomanduar nga OBSHa Gjithashtu jo çdo ditë fëmijët marrin sasinë e duhur të frutave dhe perimevea Duke qenë se janë konstatuar diferenca midis sasisë së produkteve ushqimore të rekomanduara nga OBSH dhe atyre të ofruara, ky shërbim ka nevojë për përmirësime të mëtejshmea
Në përfundim të këtij auditimi, pas analizimit të treguesve të mësipërm dhe aspekteve të tjera më specifike, u arrit në përfundimin se edhe pse është bërë shumë në drejtim të hartimit të standardeve sasiore dhe cilësore, për shkak të mbipopullimit të kopshteve e çerdheve, këto standarde shpesh nuk respektohena
Kjo situatë mund të ketë disa pasoja negativea Në aspekt afatgjatë, nëse prindërit do të detyrohen të zgjedhin midis rritjes së fëmijëve dhe punësimit të tyre, kjo mund të ketë ndikim në zhvillimin social dhe edukimin e brezave të ardhshëma Në aspekt më afatshkurtër, kjo është një situatë e cila ka ndikim në tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik të një vendia Këto aspekte janë shumë të rëndësishëm dhe prandaj u ndërmor ky auditim, nëpërmjet të cilit KLSH synon të ndihmojë përmirësimin e situatës, në përmbushje edhe të funksionit të tij këshilluesa Nuk duhet harruar se hyrja në çerdhe dhe kopshte është përvoja e parë e jetës kolektive për fëmijët, pasi ndërveprimi social përbën rrënjët e zhvillimit të shëndetshëm dhe një ndër kushtet më të rëndësishme për zhvillimin e personalitetit të tyrea
Autore: Yllka Dede, Evis Çela- Departamenti i Performancës KLSH
Source: Tema – Aktualitet