Kryeministri Edi Rama shpreh angazhimin e Qeverisë për të zgjidhur problemin e pronës në Shqipëria
“Atë që 20 vite pronarët kanë pritur ta realizojnë përmes jush dhe ju nuk e realizuar ne e kemi marrë përsipër ta futim në rrugën e zgjidhjes përmes një reforme që kërkon 1 vit kohë për të konsoliduar bazat e një procesi që do të hyjë në rrugën e vet të natyrshme, në harmoni të plotë me Gjykatën e Strasburgut”, tha Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ku u diskutuan dhe miratuan ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronësa
Duke iu drejtuar opozitës, e cila shprehu kundërshti për ndryshimin, Rama tha se në 20 vite pronarët ju i mbyllët nëpër vrimat e hartave tuaja, vrimat i keni mbushur me pronarë të dalë nga barku i qeverisjes demokratikea
Në vijim të fjalës së tij, Kreu i Qeverisë theksoi se “kemi trashëguar një arkivë me numra protokolli pa letra brenda, apo ku letrat e njërit pronar ishin në dosjet e pronarit tjetër, ku dokumentet e zhdukura janë në sasira të frikshme nga dosjet e administruara për të cilat pronarët vetëm gjatë kësaj periudhe janë vënë në dijeni”a
“Në këto muaj të qeverisjes sonë është realizuar një kërkesë themelore e Gjykatës së Strasburgut, që është hedhja dixhitale e të dhënave hartografike për pronëna Nuk keni bërë as gjënë më të vogël për të realizuar këtë kërkesë”, u shpreh Rama duke iu drejtuar sërisht opozitësa
Tashmë, tha ai, kemi një regjistër elektronik me të dhëna të sakta për çdo dosje dhe referencë gjeografrike për vendimmarrjet nga vitit 1993 deri në vitin 2014 për çdo qyteta Duke vënë theksin në situatën e rëndë të procesit të kthimit të pronave, Rama tha se Shqipëria është i vetmi vend pa referenca të unifikuara gjeohapësinorea Sipas tij, në Nëntor- Dhjetor të 2013-ës, ne shpërndamë fondin për 50 përfitues nga 33 që ka shpallur qeverisja e mëparshme në 2012 për të njëjtin fonda Po ashtu, ai informoi se gjatë këtyre 8 muajve është rritur 70 % pjesëmarrja e AKKPP-së në proceset gjyqësore ku Agjencia është palë e paditura
“Keni braktisur gjyqet për të priviligjuar pronarët që i keni sajuar ju në kurriz të pronarëve që nuk arrijnë të marrin pronat që u kanë lënë gjyshërit, sepse ju keni tërhequr shtetin nga Gjykatat”, akuzoi Rama opozitëna
Prezenca e agjencisë në gjykata, tha më tej Kryeministri Rama, është edhe për të mbrojtur interesin publik, por në radhë të parë interesin e pronarëve real nga pronarët e sajuar prej jusha Duke folur me statistika, Rama tha se vetëm në muajin prill 2014 janë 923 seanca gjyqësore ku Agjencia është thirrur dhe është gjendur në një pozitë të vështirë për shkak të vendimmarrjes suaja
Për herë të parë, sipas Kryeministrit Rama, Shqipëria ka një listë vendimesh të Gjykatës që janë të formës së prerë dhe një faturë financiare të regjistruar që rrjedh nga këto vendimea “E latë këtë vend pa shtet, kjo është trashëgimia juaj”, tha aia
Drama e madhe e pronës, nënvizoi Kryeministri, lidhet me mospërputhjen e plotë mes hartave dhe vendimeve të Agjencisë dhe ZRPP-së dhe njehsimi i këtyre të dyjave është sfida jonëa
‘Ka tre lloje forcash në një konflikt në udhëkryq , pronarët, ata që e kanë pronën e trashëguar, ata të cilët e kanë pronën të regjistruar dhe ata që kanë ndërtuar mbi pronën e dikujt tjetër’, deklaroi Kryeministri Ramaa
Majko: Marrëdhënia me pronën, turp kombëtar
Turp kombëtar e cilësoi ish-Kryeministri Pandeli Majko, deputet i PS-së, marrëdhënien me pronën në Shqipëria Duke folur në seancën parlamentare, Majko shtoi se kthimi i të drejtës së pronës është në kufijtë e një hajdutërie kolektive me cilësinë e krimit të organizuara Ndërsa e cilësoi shtyrjen e afatit të AKKP-së me 1 vit si mjaft të rëndësishëm, Majko theksoi se pyetja më therëse që shtrohet sot është cili është qëndrimi i asaj që quhet e djathta në Shqipëri me pronën legale, pasi ajo që konsiderohet e djathtë në Shqipëri prodhoi një thes me ndryshime në qeverisjen e saj për çështjen e pronës a
“Ligji 32 95 për kthimin dhe kompensimin e pronës është ndryshuar nga viti 2005-2009 , në 2005, 2007 dhe 2010 është ndryshuar me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, kjo është veç një pjesë e pamjes së paqartësisë dhe kaosit ku është zhytur çështja e pronës në Shqipëri”, theksoi Majkoa
Sipas tij, e drejta e pronës është pamja e së djathtës në Shqipëria
“Cështja e pronës u zëvendësua me çështjen e legalizimeve, të drejtat e familjeve të pronarëve u shkëmbyen me votat e atyre që prisnin doklumente të legalizimit të shtëpive në pronat e të djathtëve të përfaqësuar”, tha aia
Ndërsa në Shqipëri, vijoi Majko, konsumohet debati qesharak i grushtit, Gjykata e Strasburgut deri tani ka pranuar 413 dosje të pronarëve shqiptarë për çështjet e fituara nga pronarët shqiptarë në Strasburga
“Shteti shqiptar duhet të paguajë një faturë që deri tani shkon në 37 milion euro, të tjera fatura pagese pritet të vijnë në vazhdim, të cilat janë vetëm një pjesë e kostos së krijuar me të drejtën e pronës së vendit”, tha Majkoa
Source: Tema – Aktualitet