Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon takimet me strukturat e kësaj partie në kuadër të përgatitjeje për protestën e 23 Majit para kryeministrisë nën moton “Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”a Pas takimit të zhvilluar në Lushnje dhe Elbasan, Basha është ndalur në Lezhë ku ftoi qytetarët pa dallim bindjesh politike që të protestojnë ndaj rrezikut të drogës dhe të kërkojmë largimin e Edi Rama nga posti i Kreut të Qeverisëa
“Droga ka mbjellë pasiguri, ka mbjellë fatkeqësi, ka hapur plagë, ka hapur varrea Shqiptarët sot janë më të përbashkuar se kurrë nga ky hall i madh, nga kjo brengë e madhe por dhe nga një vendosmëri e madhe për t’i qëndruar dhe për t’i bërë ballë kësaj të keqeje dhe ne Partia Demokratike do ta udhëheqim me vendosmëri betejën kundër saj”, tha Bashaa
Sipas tij, shkatërrimi i Policisë së Shtetit përmes emërimit të personave të lidhur me narkotrafikun ka sjellë këtë situatë emergjente, e cila ka alarmuar edhe vendet e BE-së, drejt të cilave eksportohen tonelata drogea
“Mohim, fshehje, mashtrim, mbulim, mbrojtje dhe mbështetje ka ofruar dhe ofron Edi Rama për narkotrafikanteta Çfarë bënë sapo morën pushtetin?! Hoqën mbi 400 oficerë të përkushtuar të Policisë të cilët bënë të mundur që Shqipëria të futet në NATO dhe shqiptarët të lëvizin pa vizaa Solli njerëz të larguar, jo nga ne por nga ministra socialistë, për lidhje me krimin e organizuar dhe në veçanti me narkotrafikun, goditi dinjitetin e oficerëve profesionist e i zëvëndësoi ata me lidhje të ngushta me krimina Edi Rama është përgjegjës ndaj duhet të largoheta Ky është njeriu i cili me symbyllje dhe syshkelje kërcënon integrimin e vendit duke i hapur portat kartelit të drogësa Ky është Edi Rama dhe kjo është një arsye më shumë pse duhet të ikë”, tha Bashaa
Duke iu referuar akuzave të Kreut të Qeverisë ndaj Partisë Demokratike, Basha theksoi se më përpara kur ishte në opozite fajin për gjithçka e kishte qeveria, ndërsa tani që është në qeveri fajin për gjithçka e ka opozitaa
“I ka zënë frika, sepse e dinë se përballë kanë jo vetëm PD, sepse axhenda jonë për t’u ngritur në këmbë dhe për të shporrur kartelin e drogës është axhenda e çdo shqiptaria Të premten të bashkuar si asnjëherë më parë në orën 11a00 t’i tregojmë shqiptarëve vendosmërinë tonë, të jemi të gjithë së bashku në këmbë për t’i thënë jo drogës dhe për t’i thënë përgjegjësit Edi Rama; ik largohu”, tha Bashaa
Source: Tema – Aktualitet