Për Jorida Tabakun nuk mund të ketë rritje pagash në një kohë kur situata ekonomike është përkeqësuar si pasojë e një sistemi ekonomik efecient që ka dëmtuar konkurrencën duke krijuar një oligarki që nuk manovron në një treg të lirëa
Fatkeqësisht, thotë ajo për gazetën “Panorama” ligjet me porosi, kontratat specifike që miratohen në Kuvend dhe lehtësira fiskale për një grup të vogël biznesesh shoqëruar me tenderët publikë dhe PPP-të, po për këtë grusht biznesesh nuk kanë prodhuar vlerë të shtuar në ekonomia Sipas deputetes së PD-së, ato kanë zvogëluar biznesin dhe konkurrencën, duke helmuar ekonominë e tregut për ta shndërruar në një ekonomi oligarkikea
Jorida Tabaku shpreh bindjen se qeveria po luan me zjarrin jo për faktin se po fut 340 milionë euro nga buxheti për rritjen e pagave, por sepse vendi gjendet në një spirale inflacioniste dhe rritja e pagave nuk është se do të ndjehet realishta Deputetja demokrate apelon se Shqipëria duhet të evokojë mundësinë për t’ia dalë teksa i kujton qeverisë se është e detyruar që paguajë 392 milionë euro për gjyqet e humbura në Arbitrazha Sipas saj, Shqiptarët për fat të keq do të paguajnë edhe për tritolin në “Prestige Resort”a Jorida Tabaku denoncon përkeqësimin e situatës mediatike në vend për shkak të qeverisjes me dhunë dhe tritol, e pasuruar në çdo raport ndërkombëtara
Znja Tabaku, si e konsideroni skemën e re të pagave në sektorin publik e cila parashikohet të zbatohet në dy faza, brenda vitit të ardhshëm? Çfarë fshihet pas rritjes së pagave?
Në vetvete, fakti që qeveria shqiptare risheh skemën e pagave nuk është diçka e dëmshme, problemi me rastin tonë lidhet me gjendjen ekonomike dhe arsyen e vërtetë pas rritjes së pagavea Qeveria pretendon se duke rritur pagat me ndryshimin e skemave të pagesës në administratën publike do t’i shtyjë punëdhënësit e tjerë privatë që të rrisin pagata
A do ndodhë realisht kështu?
Dyshoj! Së pari, në një ekonomi tregu pagat rriten nëse tregu e mundëson dhe jo me vendimin e qeverisëa Një biznes vendos të rrisë pagën nëse ai do të zgjerohet dhe do të mbajë punonjësit e tij apo të përthithë punonjës të pakualifikuara Në vendin tonë kjo situatë është problematike pasi situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e një sistemi ekonomik efecient që ka dëmtuar konkurrencën duke krijuar një oligarki që nuk manovron në një treg të lirëa
Fatkeqësisht, ligjet me porosi, kontratat specifike që miratohen në kuvend dhe lehtësira fiskale për një grup të vogël biznesesh shoqëruar me tenderët publikë dhe PPP-të po për këtë grusht biznesesh nuk kanë prodhuar vlerë të shtuar në ekonomia Ato kanë zvogëluar biznesin dhe konkurrencën duke helmuar ekonominë e tregut për ta shndërruar në një ekonomi oligarkikea Së dyti, politikat fiskale që janë aplikuar në vend kanë dëmtuar shumë shtresën e mesme duke e shndërruar atë në një kavje eksperimentalea Nga viti 2013 shtresa e mesme dhe punëtorët e kualifikuar u kthyen në targetin kryesor të politikave fiskale socialistea
Çfarë nënkupton taksimi socialist…?
Ajo që unë e kam quajtur taksimi socialist është pikërisht taksimi i padrejtë që qeveria Rama prej dhjetë vitesh i ka bërë shtresës së mesme që është motori i një ekonomiea Fillimisht u ndëshkuan me taksimin progresiv 23% dhe kjo detyroi disa prej tyre të emigrojnë, pjesa tjetër hapi NIPT për t’i ikur taksimit socialist progresiv duke u regjistruar si biznes i vogëla Këto të fundit u rënduan nga tatimet e bashkive, sidomos bashkisë Tiranë, ndërkohë që qeveria filloi të rriste taksa të tjera indirekte për t’i taksuara
Në të njëjtën kohë, kryeministri filloi të ofronte lehtësira fiskale për një numër të vogël biznesesh që lehtësoheshin nga TVSH-ja, tatimi fitimi apo dhe taksa e ndikimit në infrastrukturëa Së treti, kjo sjellje e qeverisë karshi shtresës së mesme dhe të punësuarve krijoi një padrejtësi të tillë që solli si rezultat falimentin e bizneseve të vogla, rritjen e informalitetit, krijimin e skemave për t’i ikur taksimit dhe së fundi emigrimina Të tri këto probleme zor se mund të rriten me një vendim VKM-je pasi kërkojnë më shumë vizion ekonomik se sa fantazi propagande për t’i bindur shqiptarët me lugën bosha
Skema e re, parashikohet t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë lekë ose afro 340 milionë euroa Si do të mbulohet ky shpenzim? Cili është burimi financiar për rritjen e pagave ndërkohë që Shqipëria ka një borxh prej 600 milionë euro?
Ironikisht, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje kur iu bë pak ditë më parëa U përpoq ta artikulonte sa më vagullt sidomos në një kohë kur buxheti i shtetit për vitin aktual parashikon një rritje të pagesës për interesat e kredive të marraa Dua t’ju kujtoj që znja Ibrahimaj në interpelancën për rindërtimin e mbrojti borxhin e marrë për rindërtimin me Eurobond edhe pse ne sot do të duhet të paguajmë sa “frëngu pulën” këtë Eurobond që ka shkuar për disa projekte që janë mbajtur në errësirë dhe që kanë hije të mëdha dyshimia
Jam e bindur që qeveria po luan me zjarrin jo për faktin se po fut 340 milionë euro nga buxheti për rritjen e pagave por sepse vendi gjendet në një spirali inflacioniste dhe rritja e pagave nuk është se do të ndjehet realishta Banka e Shqipërisë raporton se inflacioni bazë mbetet mbi 8% dhe kjo duhet të na shqetësojëa Normat e interesit janë rritur nga Banka Qendrore dhe shumë qytetarë kanë marrë kredi, ndërkohë që çmimet e ushqimeve bazë janë katërfishuara Kjo do të thotë që rritja e pagës nuk do të shpëtojë ekonominë e shqiptarëve por ka një mundësi që mund t’i hedhë më shumë zjarr benzinës së inflacionita
Në kohë krizash, qeveritë bëjnë amortizim të inflacionit përmes indeksimit të pagave dhe pensioneve, por nisma të tilla të pastudiuara a ndikojnë në frenimin e emigracionit?
Siç e përmenda, në kushtet e inflacionit kaq të lartë synimi i parë është që ekonomia të ftohet dhe të vijë në parametrat që duheta
A po vepron qeveria në mënyrë të “zgjuar” duke hedhur deri për zgjedhjet e 2025 rreth 340 milionë euro në treg me rritje page dhe jo me politika fiskale?
Këtu unë jam skeptike, sepse kjo ka gjasa të kthehet në një bumerang dhe mund ta fusë Shqipërinë në një vorbull aq problematike saqë do të ishte shumë e vështirë për të dalëa Mençurish qeveria mund të menaxhonte më mirë kontratat e PPP-ve, siç edhe ia kemi sugjeruar, por ajo këmbëngul që të ofrojë për bizneset pranë saj miliarda euro kontrata në PPP që i paguajnë taksat e shqiptarëve, ndërkohë që luan me zjarrin duke rritur pagat në kohën e një inflacioni që ia gërryen një pjese të mirë të asaj rritjea Po, qeveria mendon se mund të frenojë shqiptarët që të largohen nga vendi duke luajtur me zjarrina
Por, ajo nuk e kupton që problemet reale të shqiptarëve nuk janë vetëm tek paga por lidhen me gjithë sistemin ekonomik dhe shoqëror që ka ushqyer kjo mazhorancëa Kur favorizohen disa oligarkë në kurriz të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës, kur favorizohen vetëm disa oligarkë me taksa speciale dhe trajtim special ndërsa shtresa e mesme ndëshkohet me gjoba, rritje taksasha Kur, për më tepër, gjithë kjo rritje e taksave në dhjetë vite nuk kthehet në investime serioze dhe as në një sistem më të mirë atëherë njerëzit emigrojnë për të kërkuar një jetë më të mirë edhe me koston e marrjes së një rroge më të ulëta
Ju përmendni shpesh politikat fiskale të qeverive Rama nga 2013 e këndeja Ku mendoni se qëndron realisht problemi në këto politika fiskale? A është një problem që lidhet posaçërisht me filozofinë e taksimit progresiv?
Ka një ndarje të qartë mes të djathtës dhe të majtës në çështjen e politikave fiskalea Një ndarje që padyshim ishte më e theksuar në fillesat e debatit fiskal në Shqipëria Vendi vinte pas një sistemi taksimi të sheshtë që i dha shumë hov ekonomisë dhe sipërmarrjes edhe që në këndvështrimin tim kalimi në taksimin progresiv ishte një regres për ekonominë dhe sipërmarrjena Ndoshta, qytetarët menduan që duke paguar më shumë do të mund të merrnin dhe fitonin më shumë shërbime sociale nga qeveriaa Mirëpo, kjo qe hileja e propagandës së taksimit socialist që i maskoi premtimet me rritje taksash por në fakt promovoi një sistem fiskal dhe ekonomik antizhvillima Këtu, ndarja mes nesh dhe qeverisë u bë edhe më evidente pasi barra fiskale e taksimit socialist të kësaj qeverie nisi të rëndonte konsumatorët, shtresën e mesme dhe profesionistëta Nga viti 2014 e këndej, 74% e mbi 190 mijë emigrantëve në BE janë të moshës 18-35 vjeç dhe kjo është një shifër që flet shumë qartë për krizën e thellë demografike dhe ekonomike që sistemi ekonomik socialist i Ramës dhe taksat e tij socialiste kanë kontribuara Përllogaritë nga Departamenti Amerikan i Shtetit flasin se rreth 40% e ekonomisë sonë është informale ndërkohë që kriza e punëtorëve nuk vjen nga rritja e punësimit por nga zbrazja e vendita Vetëm këto argumente dhe shifra do të mjaftonin të vendosnin një notë ngelëse për politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë Rama në këto dhjetë vitea Baza e forcës së punës, njerëzit më të aftë që janë trajnuar me vite të tëra për të punuar në një segment të caktuar kanë emigruara Nuk janë pak por 147 mijë shqiptarë që janë larguar në një moshë me rëndësi jetike për ekonominëa
Kush janë pasojat e kësaj?
Njerëzit largohen nga Shqipëria si pasojë e një rritje të korrupsionit, një sistemi të manipuluar që në gjenezë që nuk promovon as mobilitetin social dhe as frytet e një ekonomie tregua Pasojat e kësaj është pikërisht sistemi i kalbur që është kthyer në maskotën e një Shqipërie që nuk po ia dela
Në fakt, duhet të jetë e kundërta dhe Shqipëria duhet të evokojë mundësinë për t’ia dalëa Rruga për të ndryshuar këtë sistem që mbështetet fuqimisht nga një elitë që nuk preferon ndryshimin e sistemit është pikërisht përpjekja për të kundërtëna Prandaj dhe propozimet që kam kryer në emër të Partisë Demokratike në Parlament synojnë që të targetojnë këto shqetësime që i konsideroj bazë dhe jetike për vendin tonë dhe ardhmërinë e tija Gjykoj që është jetike dhe fondamentale që ne të adresojmë problemet kardinale të vendit duke nisur nga politikat fiskale dhe ekonomike dhe vizioni jonë për të ardhmena
Shteti shqiptar, përveçse ka humbur disa vite më parë betejën gjyqësore me Francesco Becchetti-n, që e dënoi atë me 110 milionë euro për mbylljen e televizionit “Agon Channel”, së fundi humbi në Arbitrazh ankimimin për të mos i paguar këto para, me pretendimin se ishinvestitori italian është dënuar nga gjykatat shqiptarea Realisht sa kanë humbur shqiptarët…?
Qeveria shqiptare ka një detyrim, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka audituar si Avokaturën e Shtetit dhe institucione të tjera, prej 392 milion euro në gjyqet e humbura në Arbitrazha Kjo shifër është debatuar gjatë nga unë dhe kryeministri ndërsa shifrat dhe tabelat me vendimet e marra janë të qartaa Çështja e arbitrazhit ka dy probleme të mëdha që e bëjnë këtë mazhorancë kontradiktorea Kur ne i kërkojmë qeverisë që të ndërpresë pagesat për aferën e 430 milion eurove të inceneratorëve, kryeministri ankohet se çështja shkon në Arbitrazh dhe ne mund ta humbasima Kur ne i bëjmë me dije se qeveria shqiptare do të paguajë në një formë apo në një tjetër për çështjen e humbur të Francesco Becchetti-t, Kryeministri hakërrehet dhe flet për largim nga Gjykata e Arbitrazhita
Përse dy qëndrime të ndryshme?
Një Kryeministër dhe një qeveri nëse mendon se gjykata e Arbitrazhit është e padrejtë dhe do të dalë prej saj nuk e përmend si alibi për të vazhduar pagesat për një aferë shumë herë më të rëndë si ajo e inceneratorëvea Fakti që Kryeministri Rama sillet në këtë mënyrë na tregon mungesën e plotë të sinqeritetit të tij përballë shqiptarëve dhe taksapaguesve të këtij vendi që përpos 430 milionë eurove të inceneratorëve, duhet të paguajnë dhe 392 milionë euro të detyrimeve në Arbitrazh dhe jo vetëma
Çështja “Becchetti” a është njësoj si ajo e “Hysenbelliu Group”?
Natyrisht që çështjet janë të ndërlidhura përderisa synimi është sulmi ndaj mediave për shkak të një linje editorialea Fatkeqësisht situata mediatike në vend është përkeqësuar ndjeshëm dhe këtë e pasqyron çdo raport ndërkombëtar nga Reporterët pa Kufij dhe deri tek Progres Raporti i Bashkimit Evropian që ka shënuar në kapitullin e medias një regres të Shqipërisëa
A do të paguajnë shqiptarët edhe për tritolin në “Prestige Resort”?
Shqiptarët, për fatin e keq, do të paguajnë për të me shumë gjasa njësoj siç paguan për tritolat e vendosur në vitin 2013 e deri në 2017 nga një qeveri që mendoi se mund dhe duhet të qeveriste me tritol dhe me dhunëa
Dëmi ekonomik ndaj “Focus Media Group” është në disa dhjetëra miliona euroa A janë këto borxhe të qeverisë ndaj kompanive private që në fund të fundit sërish paguajnë taksapaguesit shqiptarë për tekat e Kryeministrit?
Në fillim të kësaj bisede, diskutuam në lidhje me një krizë ekonomike dhe se qeveria po përpiqej të rriste rrogat për të mos larguar shqiptarëta Ndërkohë që tani po flasim për një qëllim të drejtë për drejtë të qeverisë për të sulmuar biznese që kanë të punësuar njerëz që mbajnë familjet me rrogat atya
Çfarë fiton një qeveri që shkatërron një konglomerat mediatik duke larguar nga puna të punësuar?
Një media kritike më pak! Çfarë fiton një shoqëri kur një media me kaq shumë burime njerëzore në dispozicion shkrihet dhe përfundon në mes të katër rrugëve në kohë krize? Më shumë të papunë! Më shumë qytetarë të gatshëm të emigrojnë!/panorama/
The post “Qeveria ka detyrim 392 mln euro në gjyqet me Arbitrazhin”, Tabaku: Taksimi rëndon konsumatorëta Shqiptarët do të paguajnë edhe për tritolin në “Prestige” appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea