Qeveria shqiptare aktualisht ka në llogaritë e saj rreth 753 milionë euro borxh të nënshkruar dhe të pa tërhequra
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave stoku i borxhit të pa tërhequr u rrit me 25 për qind në krahasim me vitin 2021a
Në llogaritë e borxhit publik ka ende hua të nënshkruara për importet emergjente të vitit 1992, që kanë afat për tërhequr deri pas vitit 2030a
Stoku i kredive të pa tërhequra janë ndaj shteteve të ndryshme dhe bankave të zhvillimita Shumica e tyre e kredive janë për projekte investimesh në infrastrukturë sidomos në zhvillimin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën e zonave rurale, për tërheqjen e të cilave nuk janë përmbushur kushteta
Huatë e donatorëve shoqërohen me disa kushte që nisin që nga hartimi i projekteve, standardet e prokurimit etja, duke bërë që pala shqiptare shpesh te mos përmbushë afatet e disbursimit sipas parashikimita
Për shkak të krizave të njëpasnjëshme të tërmetit të vitit 2019, pandemisë Covid-19 dhe tani krizës që krijoi lufta në Ukrainë qeveria shqiptare zgjeroi financimin me borxh, por në finale jo të gjitha fondet e nënshkruara u përdorena I tillë është edhe rasti i mbështetjes emergjente rreth 190a5 milionë dollarë që dha FNN gjatë pandemisë Covid-19, por që nuk u tërhoq nga Shqipëriaa
Gjatë vitit 2022 stoku i borxhit publik shënoi ulje për herë të parë që nga viti 1995a Stoku i borxhit në vlerë arriti gjatë vitit të kaluar në 1,378,400 milionë lekë me ulje o,3% duke kthyer kurbën poshtë për herë të parë pas 27 vitesha
Si rrjedhojë ulje ka pësuar edhe borxhi si raport me PBB që në fund të vitit 2022 arriti në 66,97% të PBB-së me një rënie 6a2 pikë për qind në krahasim me vitin 2021a
Vitin e kaluar, sektori fiskal i qeverisë pati zhvillime pozitive në drejtim te të ardhurave buxhetorea Në vitin 2022, arkëtimet u rriten me 12% në krahasim me vitin 2021, pasi rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ndikoi që prej tatimeve në përqindje të vileshin më shumë të ardhuraa
Gjatë periudhës nga viti 2017 deri në vitin 2019, borxhi publik qenë në një trajektore rënëse nga 70a1% e PBB në fund të vitit 2017 në 65a7% e PBB në fund të vitit 2019a Gjatë vitit 2020 dhe 2021, Borxhi i Qeverisjes Qendrore shënoi rritje duke kapur nivelin prej 73a1% e PBB në fund të vitit 2021a Në vitin 2022 treguesi ju kthye rënies në rreth 67% të PBB si rrjedhojë e mos shfrytëzimit e të gjithë hapsirës së planifikuar për tu financuar me borxha
The post Qeveria ka marrë 753 milionë euro borxh, që nuk i përdor appeared first on Gazeta Standard Onlinea