Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se raporti paraprak i OSBE ODHIR dëshmoi se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirëa
Ai u shpreh se raporti vë gishtin në një sërë problemesh madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga makineria shtetërore elektoralea
“Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës po kundërmon çdo ditë e më shumëa Vlerësoj raportin e OSBE-ODHIR, të autoriteteve lokale dhe rajonale të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirëa Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve ku me presione të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë anti kushtetuese, anti ligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimita
Raporti paraprak ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha format anti ligjore të ndërhyrjes në vullnetin e qeverisëa Nënvizon blerjen masive të votës gjer dhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat dhe procesin e votimit”, tha Berishaa
The post Raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it/ Berisha: Zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion, farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës appeared first on Gazeta Standard Onlinea