Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri flet për Top Channel, duke komentuar vrasjen e një të kërkuari në Elbasana Ai ishte liruar nga Gjykata e Elbasanit, pasi ishte arrestuar për vjedhje, ndërkohë që kishte precedentë penalë për vrasje
Ditë më parë ju i keni dërguar zotit Nishani një letër ku i rendisni të paktën 100 dosje me vendime gjykatasha A ishte rasti në fjalë në këtë dosje që ju i dorëzuat Presidentit Nishani?
Do të doja ta shmangia përgjigjen në rastin konkret, pasi në vlerësimit tonë, duke respektuar institucionin e Presidentit, por mbi të gjitha duke gjykuar se debati mbi vendimet e gjykatave mund të jetë një çështje privatea Kemi vlerësuar që një debat publik i shëndoshë lidhur me vendime gjykatash, ku ka edhe vendime absurde, jashtë çdo logjike ligjore, i shërben shoqërisëa Dua t’i shmangem përgjigjes konkrete sepse jemi përsëri përballë fabulës së riciklimit të kriminalitetita Jo rrallë ndodh që vendime gjykatash e hedhin poshtë punën e policisë dhe gjendemi sërish përballë situatave si kjo e sotmja, ku vendime gjykatash kthehen gati në vendime ekzekutimi për jetë njerëzisha
Duke marrë shkas edhe nga kjo ngjarje, a keni marrë ju një përgjigje për letrën që i keni drejtuar Presidentit?
Jo, nuk kam marrë përgjigjea Është e rëndësishme që institucionet të vihen në lëvizje për të pasur një ritëm në luftën kundër krimita Është shumë e nevojshme që të kemi të njëjtin angazhim bashkë me publikun dhe mbi të gjitha të njëjtin ritëm mbi këtë kuadëra Ministria e Drejtësisë ka dhënë sinjale pozitive, në rastin e gjyqtarit të Kavajës ishte rasti i parë që u adresova Presidentit të Republikës, por pas kësaj ka pasur edhe 2 raste të tjera, që kanë qenë shumë më të zgjeruara dhe kjo do të kthehet në praktikë të ministrisëa Nuk është policia diga e parë dhe e vetme në luftën kundër krimita Kush e drejton gishtin ndaj policisë, bën gabimin e madh që fsheh për sytë e publikut përgjegjësinë që kanë edhe aktorët e tjerëa
A mendoni se duhet një reagim i shpejtë i KLD-së, por edhe i Prokurorisë tashmë që kemi një rast konkret?
Konkret ishte edhe vrasja e 2 shtetasve në të dalë të Tiranës dhe ishte një rast mjaft i rëndë, pasi Gjykata e Apelit i kishte liruar edhe pse bëhej fjalë me persona me karrierë të theksuar kriminalea Inkurajoj institucionet të bëjnë detyrën, por kjo nuk mjafton, duhet një debat i shëndoshë që na vë shoqërisht në reflektim, lidhur me sa të përgatitur jemi për të drejtuar gishtin te plagët e drejtësisë penale, pa përjashtuar policinëa Një përgjigje e shpejtë që të vjen për rastin e sotëm është nëse do të ishte në burg ky person, atëherë nuk do të ishte vrarë, por kjo përsëri e redukton problemin, duhet një debat shumë më i shëndoshë në shoqëria
A keni një listë të dytë në adresë të Presidentit Nishani?
Kam urdhëruar që strukturat e policisë në qarqe të bëjnë këtë shqyrtim dhe këtë ndjekje mbi baza mujorea Do të përpiqem që t’i bëj të ditur publikut, por edhe ministrit të Drejtësisë edhe Presidentit të Republikës për vendime, të cilat në konsideratën tonë janë liberale dhe shkojnë pastaj në absurdea E theksoj liberale, pasi vendimi në një situatë të caktuar mund të mos jetë tërësisht i paligjshëm, por liberal deri në pikën sa të lërë një kriminel jashtë, kjo ndodh shpesha Ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë si praktikë pasi besojmë se sensibilizimi publik është presioni më i mirë për të detyruar institucionet të vihen në të njëjtën llogorea Me gjithë respektin që kam për institucionin e Presidentit të Republikës, KLD-në dhe për sistemin gjyqësor besoj që e përmbushim respektin ndaj njëri- tjetrit duke u vënë në mënyrë reciproke në kushtet e punës për t’i dhënë vendit më shumë drejtësi dhe luftë efikase ndaj kriminalitetit, në mënyrë që drejtësia të mos jetë vetëm për disaa
Source: Tema – Kryesore