Organizata dhe agjenci ndërkombëtare të atashuara në Shqipëri shprehin mbështetjen për reformën territorialea
Përmes një deklarate të përbashkët OSBE, Këshilli i Europës, USAID, SIDA, UNDP, Italian Cooperation, etj, vënë theksin në rëndësinë që reforma administrativo-territoriale të shihet me frymën e dialogut, ndërkohë që sistemi aktual konsiderohet i paqëndrueshëm, dhe shumë njësi vendore nuk ofrojnë asnjë shërbima
Për realizimin e kësaj reforme, organizmat dhe agjensitë ndërkombëtare kanë vënë theksin në gjithëpërfshirjen e aktorëve politikë dhe shoqërisë civile, si dhe të merren parasysh minoriteteta
“Mbështesim angazhimin e qeverisë për këtë reformë që bazohet në standardet ndërkombëtare, duke u bazuar në analiza objektive, transparente dhe gjithëpërfshirësea
Jemi të bindur se institucionet shqiptare do e shfrytëzojnë këtë informacion për të marrë vendimet e duhura politikea
Nuk ka kriter nga Bashkimi Europian për reformën territoriale, kështu që s’bëjmë dot rekomandimea
Por ne duam që ta përfshijmë në nivel lokal edhe reformën në administratëa Është e rëndësishme që reforma administrative-territoriale të trajtohet për të përmirësuar shërbimet, por të ketë parasysh edhe minoriteteta
Duhet një dialog gjithëpërfshirës me aktorët nga shoqëria civile etj, pasi duhet të shkohet tek përmirësimi i të ardhuravea Kjo do ndihmojë në zbatimin e ligjit për shërbimin civil në nivelin lokala Një nga qëllimet kryesore duhet të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel lokal”, thuhet në deklaratëa
Në vijim përfaqësuesit e këtyre organizmave shprehën mbështetjen e tyre përsa i takon realizimit të reformës, ndërsa vunë theksin se ndihma në këtë proces do të jetë shtesë, përveç programeve të tjera në të cilat këto agjensi apo organizata janë të angazhuaraa
Deklarata u bë publike në mbledhjen e radhës së Komisionit të posaçëm Parlamentar të Reformës Territoriale, ku u zhvillua seance dëgjimore me përfaqësues të agjensive dhe organizatave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëria
Bashkëkryetari socialist i Komisionit Bashkim Fino tha se reforma administrative-territoriale është ndër më të rëndësishmet në vend dhe do të tregohet një vëmendje e madhe ndaj sugjerimeve të ndërkombëtarëvea Sipas tij, kjo reformë do të ndikojë pozitivisht në shumë aspekte të shtetita
Ndërsa ka ftuar sërish opozitën të zerë vendet që i takon në Komision për të kontribuar në realizimin e reformës territoriale, Fino tha se “pas datës 16 Maj do fillojmë konsultimet me përfaqësues locale dhe 2 muaj pas konsultimeve do të kemi votimin në Parlament”a
Ai shprehu ende besimin e mazhorancës se ky process do të ketë edhe konsensusin e opozitësa
Source: Tema – Aktualitet