Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, foli sot në një deklaratë për mediet në lidhje me ngërçin për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokalea
Sefa tha se komisioneri Celibashi është në shkelje të afateve për të marrë një vendim të tillë dhe për rrjedhojë, shtoi ai, po shpërdoron detyrëna
Ai i bëri Rhirrje kryekomisionerit që të dalë me një vendim përfundimtar për regjistrimin e PD-së në këto zgjedhjea
Indrit Sefa deklaroi sot se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve tha se Komisioneri ka shpërdoruar detyrëna
“Po cënon PD dhe po shkel afatet proceduriale të parashikuar në Kodin Zgjedhora Të ndalohen shkeljet e këtyre dispozitave, të marrë në shqyrtim çështjen e PD në kohë sa më të shkurtëra Komisioneri ka mbajtur qëndrime politike, jashtë procedurës ligjore dhe nuk është në funksionin e tij si institucion i pavarur për të garantuar zgjedhjeta Komisioneri ka disa orë që e ka në tavolinë vendimin e KAS,” deklaroi Sefaa
Enkelejd Alibeaj njoftoi 2 cditë më parë përmes një letre zyrtare Celibashin, se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe se dokumentacioni i paraqitur është i plotëa
Pas letrës së Alibeajt Celibashi tha se vendimin do e marrë pasi të kalojë afati 48 orësha Celibashi tha se vendimmarrja e KQZ është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhora Më tej ai tha se regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve nuk ka lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratikea
Më 11 mars, skadoi afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi që Partia Demokratike të plotësojë dokumentacionin në mënyrë që të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majita
Ndërkohë sot KAS ka vendosur mos kalimin për shqyrtim te dy kërkesave të PD Alibeaj dhe Berishësa
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk pranoi të marrë në shqyrtimin ankimimet për regjistrimin e PD së Alibeajt dhe PD së Berishës për lokalet e 14 Majita
Në këtë mënyrë çështja është rikthyer tek Celibashi, i cili duhet të thërrasë një mbledhje publike, për të vendosur regjistrimin apo jo të PD, pa ose me firmën e Lulzim Bashësa
Në tryezën e KAS ishin dy ankesa nga juristët e dy grupimeve në PD por KAS, mini gjykata e KQZ, mbërriti në përfundimin se fillimisht duhet të jetë Ilirian Celibashi në marrjen e vendimit për mos regjistrimin e dy PD-vea Vetëm atëherë kur të ketë një vendim të tillë nis puna e KASa
Kjo do të thotë se vendimi Celibashit ku i jepte 48 orë kohë juristëve të PD së Alibeajt për plotësim dokumentacioni është nula KAS kërkon nga Ilirian Celibashi të marrë vendimin për refuzimin e regjistrimit të Lulzim Bashës në KQZ si subjekt zgjedhor dhe më pas Basha përmes juristëve të ankimohet në KASa
Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar më 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, komisioneri Ilirjan Celibashi vendosi të mos e pranojë “Rithemelimin” pasi Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Sali Berishaa/albeuacoma
The post Regjistrimi i PD-së në zgjedhje, Sefa: Komisionieri nuk po zbaton procedurat ligjore appeared first on Albeuacoma