Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po dështon në detyrën e tij parësore, atë të rendit dhe sigurisë në venda Në një deklaratë për mediat, Zëdhënësja e PD Laura Vorpsi e konsideroi si tronditëse dhe kriminale ngjarjen e vendosjes së lëndës plasëse në automjetin e një zonje arkitektejea
“Atentati me eksploziv ndaj arkitektes Entela Çano, që për fatin e mirë nuk ia mori jetën, është një thirrje alarmi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, që sa vjen e përkeqësoheta Eksplozivi i djeshëm ka prishur qetësinë e të gjithë qytetarëve të vendit, pasi kur organizohet ekzekutimi i një gruaje në mes të ditës, krimi ka marrë revanshin më të egër, dhe autoriteti i policisë dhe i shtetit është në kuotat më të ulëtaa Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë klimë kriminale në vend, që nuk kursen më askënd, as gratë, as fëmijët”, tha Vorpsia
Sipas saj, kjo ngjarje dëshmon dhe një herë dështimin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për vendosjen e rendit dhe qetësisë në venda Kriza e rendit, është e lidhur me paligjshmërinë që buron në kupolën e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetita
“Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit të marrë masa të menjëhershmea Nëse ai nuk ofron dot siguri për jetën e qytetarëve në vend, atëherë ai nuk është në gjendje të bëjë detyrën më parësore që i është ngarkuar nga Kushtetuta dhe nga qytetarët shqiptarë”, thuhet në deklaratën e PD-sëa
Source: Tema – Aktualitet