Qytetarët e Shkodrës dhe zonave përreth do kenë mundësi të udhëtojnë me tren drejt Laçit për 13 të marta, për të marrë pjesë në peligrinazhin e kishës së Shna Ndouta Për këtë qëllim linja Shkodër-Laç do të vihet në funksion për udhëtarët nga 14 Marsi deri më 13 Qershora
Drejtoria e Përgjithshme njofton të gjithë udhëtarët që frekuentojnë Kishën e Laçit se fillon transporti me tren çdo ditë martë, nisja në ora 06:00, kthimi nga Laçi në orën 13:00a Ofrojmë një pagesë me vlerë të ulët, bileta vajtje 95 lek, kthimi 155 leka
Ndalur tek eksperienca aspak pozitive e sigurisë në vitet e kaluara, treni gjatë këtij udhëtimi do të shoqërohet edhe nga forca të policisëa
“Kemi pasur raste që nga fëmijët 15-17 vjeç kemi pasur dëmtim sediljesh, thyerje xhamash, njësia e Durrësit i ka bërë kërkesë Policisë së Qarkut Shkodër që të shoqërohet nga një patrullë policie”, thonë autoriteteta
Kjo iniciativë ka si synim jo vetëm që t’u vijë në ndihmë besimtarëve por edhe rikthimin e vëmendjes tek transporti hekurudhor, në një kohë kur numri i pasagjerëve që udhëtojnë me tren ka ardhur në tkurrjea
maba/dita
The post Rikthehet linja e trenit Shkodër –Laç, do të shërbejë për peligrinazhin në Kishën e Shna Ndout appeared first on Gazeta Ditaa