Komisioni parlamentar i Integrimit vendos ngritjen e një grupi pune për hartimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për punën e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”a Në këtë grup pune marrin pjesë kryetarja e komisionit Majlinda Bregu, nënkryetari Taulant Balla dhe deputetja e PD-së Jorida Tabakua
Gjatë mbledhjes deputetja Bregu shprehu nevojën që Komisioni të rishikojë ligjin për punën e Kuvendit sa i takon integrimita
“Besoj se një pjesë e organizatave, të cilët kanë bërë monitorime të plotësimit të detyrimeve në procesin e integrimit kanë hasur vështirësi në zbatimin e ligjit aktual , jo vetëm sepse strukturat e këtij procesi dhe hapat në të cilat ai ka kaluar nuk janë prezentë në ligjin e vjetër, por dhe sepse detyrimet që parashikon ky ligj nuk janë zbatuar” , tha Bregua
Ajo theksoi se duhet përgatitur një bazë ligjore, e cila do të mundësojë rolin monitorues ndaj qeverisë, por do të jetë dhe gjithëpërfshirëse, duke marrë mendimet e shoqërisë civilea
Nga ana tjetër, nënkryetari i komisionit, Taulant Balla tha se ky ligj nuk është zbatuar asnjëherë, që nga viti 2004 kur ai është miratuara
“Kuvendi ka një rol primar në procesin e integrimit të vendit dhe shoqëria civile është e mirëpritur në këtë proces të hapur që po zhvillon Kuvendi, për amendimin e këtij ligji, i cili duhet të zbatohet”, tha aia
Balla më pas vuri në dukje konsensusin e plotë të të dyja palëve për ta çuar përpara këtë proces dhe në këtë frymë bashkëpunimi kërkohet dhe konsultimi me shoqërinë civile për të marrë eksperiencat më të miraa
“Përveç kontrollit parlamentar, mbi parlamentin dhe mbi qeverinë, shoqëria civile duhet të ketë një dimension monitorues për respektimin e këtij ligji”, shtoi aia
Më tej, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se deri më tani Ministria e Integrimit nuk e ka bërë punën ashtu siç duheta
“Në 6 muaj nuk kemi parë asnjë raport nga kjo ministri për monitorimin e zbatimit të 5 prioriteteve”, tha ajoa Gjithashtu, sipas saj komisioni i Integrimit duhet të luajë një rol monitorues dhe në menaxhimin e fondeve IPAa
Source: Tema – Aktualitet