Një në tre të moshuar në vendin tonë kanë nevojë për kujdes afatgjatë, ndërkohë që jetëgjatësia është rritur. Ekspertët kanë hartuar një raport, i cili nxjerr në pah, nevojat emergjente që kanë të moshuarit në vendin tonë.
“1 në 3 të moshuar kanë nevojë për Kujdes afatgjatë, por këto nevoja janë të ndryshme, 5% kanë nevojë për kujdes 24 orë, ndërsa pjesa tjetër për disa orë gjatë ditën”, -tha Alban Ylli, ekspert i geriatrisë.Në 95% të rasteve kujdesi ofrohet nga familjarët.
“E ofrojnë fëmijët, gruaja të afërmit”, – tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë për euronews. Ekspertët gjykojnë se Shqipëria nuk është ende gati të ofrojë kujdes rezidencial për të gjithë, veçanërisht në kushtet kur shikohet se të moshuarit po shtohen.
“11% raporti i varësisë së moshimit, që ka qenë para 10 vjetësh, sot është 22% dhe pritet të shkojë në 33% kjo do të thotë janë të moshuar mbi persona në moshë pune”,-tha tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë. Të gjendur në këto kushte ekspertët sugjerojnë që të forcohen më shumë kujdestarët familjar, e njëherazi atyre t’ju ofrohet mbështetje pasi në gjykimin e tyre mbilodhja e krijuar nga kujdesi intensive mund të çojë dhe drejt abuzimit me të moshuarit.
The post Rritet jetëgjatësia në Shqipëri, 1 në 3 të moshuar, nevojë për kujdes afatgjatë appeared first on Lapsi.al.