Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Bërdënesh të Sarandës, ku janë grabitur e dhunuar një çift bashkëshortësh në banesëa
Katër persona, që hiqeshin si policë, kanë hyrë në banesën e Kujtim dhe Dallëndyshe Rucit, 67 dhe 60 vjeça
Çifti i moshuar janë dhunuar rëndë nga keqbërësit, të cilët u kanë krijuar plagë në të gjithë trupin dhe thyerje të brinjëvea Grabitësit u kanë mbyllur gojën me ngjitës natriban dhe u kanë lidhur duart bashkëshortëve Ruci, raporton Ora Newsa
Pasi kanë shtënë në dorë kasafortën e familjes ku ndodheshin 22 milionë lekë, ata janë larguara
Keqbërësit kanë qenë të pamaskuar dhe kanë paraqitur një dokument policie për t’u lejuar të hyjnë lehtësisht në banesë nga çifti Rucia
Policia e Sarandës, pasi ka qenë ne vendngjarje dhe ka shqyrtuar provat e gjetura, po përpiqet të nxjerrë një identikit për grabitësit, bazuar edhe tek përshkrimet e çiftit të dhunuar, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës ku po i nënshtrohen kontrolleve mjekësore si rezultat i plagëve të marra nga keqbërësita
Source: Tema – Aktualitet