Shaban Memia, ish- deputeti demokrat, në një intervistë për GSH thotë se modelin politik e kanë dëmtuar rëndë ndryshimet kushtetuese, produkt i marrëveshjes mes PD dhe PSa
“Ato konsistojnë në ndryshimin e sistemit elektoral, duke u hapur rrugë instrumenteve arbitrare të kryetarëve të partive, madje përtej pushtetit absolut të ish-sekretarëve të parë të PPSH-së në sistemin komunista Sistemi demokratik, kapitalizmi dhe ekonomia e tregut të lirë kanë në substancën e tyre konkurrencën dhe asfiksohen pa këto instrumente të magjishmea Produkt i kësaj marrëveshjeje politike është dëmtimi i sistemeve që kapitalizon vlerat, njerëzore, morale, politike, intelektuale, kontributeve, sipërmarrje etja Këto zhvillime kanë pasur si rezultante zëvendësimin e sistemeve legale dhe ligjore me rrjete mafioze dhe vlerat e individit përcaktohen nga shërbesa që u bën këtyre rrjeteve dhe jo nga çfarë përfaqësojnë,” tha Memiaa
Ai thekson se PD nuk është pronë e askujt, përveç demokratëvea
“Në këto rrethana, jo vetëm për faktin se PD-ja është pasuri kombëtare, por roli i saj bëhet po aq i rëndësishëm sa në vitet e përmbysjes së sistemit diktatorial 1991-1992, për të penguar zullumet e kësaj qeverie si dhe për të shkurtuar ditët e këtij pushtetia Si pasuri kombëtare ajo nuk është pronë e askujt, por e demokratëve, votuesve të saj që e kanë krijuar dhe e kanë sjellë deri më sota Unë kam parë se si është krijuar PD-ja nga asgjëja, duke u kthyer në frymëzim për qindra e mijëra burra e gra, të rinj e të rejaa Kam parë se si është ngritur e shtrirë në të gjithë territorin brenda një vitia Kam parë se si PD-ja ka përballur beteja elektorale në kushte komode si dhe në rrethana luftea Kam parë si burrat dhe gratë e kanë ringritur duke përballuar beteja politike dhe mbledhur vota në kushte nga më absurdet për ta risjellë në pushtet në vitin 2005a Përsëri e shoh sot kur është tronditur thellë besimi, si tek substanca e saj, e cila ndihet e lënduar, e pavlerësuar, ashtu edhe tek shqiptarëta Pavarësisht nga kjo situatë, unë shoh tek demokratët që kanë mbi 23 vite që prodhojnë dashuri për partinë e tyre, se janë në pritje të kthimit të idealeve për të cilat e krijuan PD-në dhe tendosjes së rregullave të lojës në funksionimin e saj”a
Source: Tema – Aktualitet