Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, duke folur për revistën Klan, thotë se Sali Berisha e ka mbyllur ciklin e tij, ndaj është koha e Lulzim Bashësa
Shehi thotë se Basha ka nevojë për më shumë liria
“Unë gjykoj se si çdo personazh, edhe zoti Berisha kishte kulmin e vet dhe ka rënien e vet si çdo njeri tjetër në politikëa Madje gjykoj se ka qenë ndër më fatlumët dhe afatgjatëta Por një ditë do të votohej edhe kundër Berishësa Pjesë e analizës janë edhe këta faktorë, pra lodhja me qeverisjen, me kryeministrin, aleancat ekstreme pragmatiste, të gjitha do të paguheshin me një çmima Brenda këtij çmimi sigurisht ka edhe përfitues,” tha Shehia
“Zoti Basha është personazhi më në zë dhe më i denjë për ta drejtuar PD-nëa Unë nuk shikoj të tjerëa Nuk pretendoj që zoti Basha është Mesia që do ta marrë e do ta ngrejë përpjetë PD-në, por ai ka nevojë të jetë gjithnjë e më i pavarur dhe gjithnjë e më vendimmarrësa Besoj që dalëngadalë ai do ta mbushë hapësirën politike që i takona Shpresoj që zgjedhjet në PD të jenë një moment rinovimi por edhe çlirimi për kryetarin, për të dalë nga çështjet thjesht administrative partiake, nga burokracia e partisë e cila shpeshherë është e lodhshme sepse është e lidhur me interesat e grupeve, klaneve dhe individëve brenda partisëa Në momentin që kjo pjesë do të mbyllet, gjykoj që PD do të ketë një kryetar shumë më të fuqishëm dhe shumë më të lirë e vendimmarrës se sa sot”a
Source: Tema – Aktualitet