Jassim bin Hamad al-Thani bëri një ofertë që mund të jetë përfundimtare dhe e parezistueshme për të blerë Manchester United dhe që, sipas ‘Times’, do të shërbente gjithashtu për të rrëzuar pronarin e INEOS, Jim Ratcliffe, i cili për shumë është favorit në blerjen e “Old Trafford”.
Katarianët, megjithatë, nuk po dorëzohen. Nëpërmjet fondacionit të tyre ‘Nine Two’, ata informuan ‘Raine Group’, subjektin financiar që po menaxhon shitjen, se po rrisin ofertën e bërë në ankandin e fundit, që padyshim është një ndryshim planesh për atë që ata mendonin.
Oferta e Katarit është e vetmja ofertë që përfshin 100% të klubit, diçka për të cilën pronarët aktualë, Glazers, nuk janë plotësisht të bindur. Në fakt, pronarët amerikanë janë më të kënaqur me mundësinë e mbajtjes së një pjese të pronës, siç do të ndodhte me ofertën e Ratcliffe, e cila është vetëm për 80% të klubit.
Sipas asaj që u publikua në Mbretërinë e Bashkuar, oferta e INEOS është gati 7 mld euro (me kusht që blerja e të gjithë klubit të përfundojë në vitet e ardhshme), megjithëse burime nga kandidatura e Katarit të konsultuara nga AS vlerësojnë se kjo shifër është mbi të logjikshmen. Pa dhënë numra zyrtarë, Katari do të vendoste 6 mld euro në tavolinë tani për 100% të Manchester United, një ofertë e përmirësuar në krahasim me të fundit dhe me të cilën ata mund të marrin po të Glazer.
The post Sheiku i Katarit ofron 6 mld euro për blerjen e Manchester United appeared first on Gazeta Dita.