Në një shkollë afër Spitallës është ndërprerë votimi, pas një incidenti në ambientet e jashtme.
Ka pasur një sherr ndërmjet mbështetësve të dy forcave politike në korridor dhe sekretari që përfaqëson forcën “Bashkë Fitojmë” ka marrë vulën dhe është larguar.
Kjo ka bërë të ndërpritej votimi për 30 minuta.
Policia ka rrethuar zonën për të monitoruar dhe parandaluar sherre të tjera.
Sherri i ndodhur ka qenë jo i përmasave të vogla, ku dy palët janë qëlluar me grushte.
j.l./ dita
The post Sherr në një qendër votimi në Durrës, sekretari i koalicionit të Berishës merr vulën dhe largohet appeared first on Gazeta Dita.