Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimorea
Në këtë mënyrë moti për relativisht të gjithë javën parashikohet me orë me diell (kthjellime) por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të denduraa Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulëta Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshëra
Në fushën termike temperaturat pritet të jenë në rritje graduale kjo edhe për shkak të erës me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe hera-herës deri intensivea
“Cudia” mund të ndodh javën (ose javët) pasardhëse me depërtimin e Anticiklonit të Azoreve drejt europës qëndrore shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikësa Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm (kthjellime) por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditësa Megjithatë në sferën e meteorologjisë gjithcka është dinamike dhe deri në projeksionet e hartave të rifreskuara cdo gjë duhet marë me rezervëa
The post Shi, rrufe dhe … , parashikimi i motit për javën e ardhshme appeared first on Albeuacoma