Këshilli Europian i Sindikatave të Policisë ka reaguar pas publikimit të shifrave të shkarkimi në rradhët e uniformave blu në Shqipëria Më 16 prill organizata joqeveritare me anëtare sindikatat e policisë së 20 vendeve, i ka dërguar një letër Presidentit Bujar Nishani ku kërkon reagimin e tij lidhur me këtë situatëa
“Këto shkelje janë si vijon; pushimi i mbi 350 policëve nga ana e drejtuesve të Policisë dhe ministri i Brendshëm, të bërë pa asnjë lloj negociate me sindikatat, për arsyen e vetme se do të kryhej “një ndryshim organizativ’’ në shkelje të pikës 11 të paragrafit të fundit të marrëveshjeve të përbashkëta të Policisë shqiptare;pushimi i përfaqësuesve të sindikatës pa asnjë negociatë, në shkelje të pikës 12 të marrëveshjeve të përbashkëta të Policisë shqiptare dhe të nenit 184, pika 5 e Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë”, shkruan në letër sekretari i Përgjithshëm i KESP-së Gerard Greneron drejtuar Nishanita
“Deri më tani gjukatat shpesh herë kanë dhënë vendime në favor të kolegëve tanë, por me një kufizim të rëndësishëm:pavarësisht faktit se disa prej kolegëve tanë kanë marrë kompensim, ata nuk janë rikthyer në pozicionet e tyre të mëparshmea KESP-i po ndjek me vëmndje të madhe rrjedhën e kësaj çështje dhe ne do të informojmë autoritetet europiane dhe ndërkombëtare, sidomos në kuadër të procedurave të shqyrtimit nga na e Organizatës Ndërkombëtare të Punës të ankesave që të ngrenë shkelje të lirive të shoqatave”, citon më tej gazeta “Panorama”a
Letra vijon më tej, “Zoti President, ju mishëroni një ndryshim të vërtetë për këtë demokraci që është në Shqipëria Madje vendi juaj ka nënshkruar edhe Kartën Sociale EuropianeaDo t’ju lutesha ta konsideroni me kujdes të madh situatën e punonjësve të Policisë dhe përfaqësuesve të sindikatës së tyre, të cilët janë garantuesit e sigurisë së brendshme dhe pa të cilët, reformat nuk mund të kryhen në kushte optimalea”
Source: Tema – Aktualitet