Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm qytetarët shqiptarë në të gjithë vendin u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendorë për katër vjeçarin e ardhshëma
Por që në mëngjes shumë prej votuesve në të gjithë vendin janë përballur me probleme teknike për shkak të mosfunksionimit të sistemit të identifikimit elektronika
Procesi i votimit në disa qendra është zhbllokuar vetëm pas urdhërit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të vijuan me identifikimin manuala
Ndërkohë janë shënuar incidente gjatë natës, pasi kandidati i PS për Bashkinë e Ersekës, Erjon Isai është dhunuar nga rivali i tij dhe një simpatizant i koalicionit “Bashkë Fitojmë”a
Dhunë gjithashtu ka patur edhe në një qendër votimi në Maliq ku është goditur me grusht deputeti i PD, Edmond Spahoa
Ndërsa në Fushë-Krujë një nga komisionerët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” është nxjerrë me dhunë jashtë nga persona të paidentifikuar
Një tjetër problem që është vërejtur gjatë ditës së sotme, është prania e personave të paautorizuar pran disa qendra të votimit, të cilët diktonin qytetarët se si të votonina
Deputetët dhe përfaqësues të lartë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kanë denoncuar vazhdiisht në media intimidimin që po u bëhet qytetarëve për të votuar kundërshtarin, apo për të tjetërsuar votëna
Gjithashtu edhe nga ana e PS ka patur ankesa, sidomos lidhur me dy kandiatët e “BF” atë të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, dhe atë për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, të cilët siaps soialistëve kanë shkelur ligjin zgjedhor duke bërë thirrje për votim edhe përgjatë ditës së diela
Duhet theksuar se përveç disa rasteve sporadike të filmimit të votës, apo të dhunimit të fletës së votimit, në përgjithësi situata është paraqitur mjaft e qetë krahasuar me të gjitha zgjedhjet në të kaluarëna
Ajo që u vu re është pjeëmarrja e ulët e qytetarëve në votime, çka bëri që shpesh liderët dhe zyrtarët më të lartë politikë të koalicionit “BF”, tu bënin thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votimea
E diela e 14 majit ishte dhe finalja e 40 ditëve fushatë zgjedhore të të gjitha kampeve politike, e cila ju la radhën qytetarëve që të shreheshin me votë, dhe të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre vendorëa
The post SHQIPËRIA VOTON/ Nga rrahja e Erion Isait dhe grushtimi i Edmond Spahos, tek problemet e sistemit elektronik, çfarë ndodhi ditën e sotme appeared first on Albeuacoma