“Gjatë fundjavës do të shkoj në fshat për t’u shkëputur paksa nga rutina!”a Ky është një refren i zakonshëm i njerëzve që të lodhur nga jeta e përditshme në qytet, synojnë të kalojnë disa ditë në natyrë si një mjet shpëtimia Dhe të gjithë e dimë se kjo gjë funksionona
Mjaftojnë disa ditë të kaluara në fshat dhe mund t’i rikthehemi jetës tonë urbane me“bateritë” tona të rimbushuraa Përqendrimi absolut i njerëzve në zonat urbane po rritet më shpejt se sa dëshirohej dikura Aktualisht, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe kjo përqindje pritet të vazhdojë të rriteta
Vlerësohet se deri në vitin 2050, 7 nga 10 njerëz në botë do të jetojnë në zonat urbanea Shumë prej nesh do të kalojnë deri në 90 për qind të jetës sonë brenda ndërtesavea Jeta në qytet ka avantazhet e veta, por ajo përbën gjithashtu një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin tonë mendora
Në fakt, çrregullimet e humorit, ankthi dhe depresioni janë deri në 56 për qind më të zakonshme në mjediset urbane sesa në ato ruralea Në trurin e njeriut ekziston një mekanizëm që e lejon natyrën të ndryshojë perceptimin tonë mbi gjërata Ai quhet Amigdala, dhe ky ndikim është zbuluar në një studim të disa viteve më parëa
Në situata stresuese, Amigdala aktivizohet më shumë tek banorët e qytetit sesa tek njerëzit që jetojnë në zonat ruralea Amigdala është rajoni i sistemit nervor përgjegjës për kontrollin e emocioneve dhe ndjenjavea Dhe kjo i jep një pozicion të privilegjuar, që e lejon atë të krijojë lidhje me shumë pjesë të ndryshme të trurita
Një nga këto rajone është lobi frontal, gjë që shpjegon edhe arsyen pse Amigdala merr pjesë në frenimin e sjelljes dhe vendimmarrjesa Ajo është e përfshirë edhe në aktivitete të tjera si kontrolli i të ngrënit (është përgjegjës për ndjenjën e ngopjes), menaxhimin e frikës dhe stresit, strukturimin e kujtimeve, rregullimin e sjelljes seksuale dhe kontrollin i agresionita
Thelbi i frikës është mbijetesa, dhe kjo pjesë e trurit na ndihmon të mbijetojmë duke shmangur situatat e rrezikshme, sepse e rishikon vazhdimisht informacionin e dhënë nga shqisat tona, duke zbuluar menjëherë se çfarë mund të ndikojë në mbijetesën tonë (qoftë reale apo jo)a
Pasi identifikohet kërcënimi, ajo zhvillon një përgjigje që na largon nga rreziku dhe rrit gjasat tona për të mbijetuara Ne mund të ndërhyjmë në Amigdalë për ta ndihmuar atë të shmangë ankthin dhe stresina Kjo është e mundur të bëhet me ilaçe, ndonëse shkenca na ofron edhe një mundësi tjetër më të lirë dhe më të thjeshtë:kontaktin me natyrëna
Një studim i fundit ka treguar se ekspozimi i përsëritur ndaj mjediseve natyrore, ka një efekt pozitiv në aktivitetin e Amigdalësa Njerëzit në kontakt të shpeshtë me natyrën, paraqesin më pak aktivitet në Amigdalën e tyre gjatë situatave stresuesea Prandaj, bashkëveprimi me mjedisin, është një mënyrë për të përmirësuar shëndetin mendora
Japonezët kanë një fjalë për të “shinrin–yoku” (dush në pyll)a Shumë studime të tjera kanë mbërritur në të njëjtin përfundima Ato tregojnë se kontakti me natyrën e rrit ndjenjën tonë të lumturisë dhe e redukton ankthin mendor, pasi ky kontakt i redukton emocionet negative dhe stresina
Por po ashtu na jep një kapacitet më të madh për të menaxhuar detyrat e përditshme, duke e përmirësuar aftësinë e të ashtuquajturës “memorie e punës”, e cila na lejon të ruajmë përkohësisht informacionin në trua Kësaj duhet t’i shtojmë përmirësimin e funksionit tëatësive njohëse – vëmendje, kujtesë, orientim – si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët, me përfitime në aspektin e imagjinatës, kreativitetit dhe performancës në shkollëa
Një avantazh tjetër i kalimit të disa orëve në fshat, është se është një aktivitet që mund të bëhet vetëma Njerëzit që ecin vetëm në natyrë janë më pak të prirur ndaj depresionit dhe stresita Si çdo trajtim i mirë, kontakti me natyrën kërkon gjithashtu dozën e duhura
Duhet të kalojmë të paktën gjysmë ore në natyrë në javë për të ndjerë përfitimet e shëndetit mendora Pra ekspozimi ndaj natyrës e ul aktivitetin e Amigdalës, dhe ka efekte të dobishme në rajonet e trurit të lidhura me stresina Kjo sugjeron që shëtitja në zona rurale zbut efektet e dëmshme të jetës së qytetita
Nga ana tjetër, ajo vepron potencialisht si një masë parandaluese kundër zhvillimit të disa çrregullimeve mendorea Largimi nga qyteti në kërkim të pemëve dhe ajrit të pastër në zonat rurale, nuk është gjithmonë një mundësi që e kanë të gjithëa Në këtë kuptim, ne kemi një armik:zgjerimin masiv dhe të pakontrolluar të qyteteve, sidomos kur planifikimi urban nuk përfshin sipërfaqe të mëdha të gjelbraa
Por edhe nëse përfshihen zona të tilla, nuk kanë shumë dobi nëse ato janë për qëllime dekorative, pra duke mos marrë parasysh përfitimet që këto mund të kenë këto zona për gjendjen psikologjike të banorëve të qytetita Ndikimi i hapësirave të gjelbra urbane në shëndetin mendor ka qenë objekt studimi prej vitesha
Shumë ekspertë theksojnë nevojën e përfshirjes së elementeve natyrore në projektet e qytetit tonë, duke marrë parasysh përfitimet e shumta që sjellin ato në psikikën tonëa Ndërsa presim që qytetet tona të bëhen më të gjelbra, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të kujdesemi shumë për mjedisin tonë natyrora Është për të mirën tonë:nuk duhet ta zemërojmë Amigdalëna
The post Shtëtijet në fshat ndihmojnë në qetësimin e trurit appeared first on Albeuacoma