GJKKO rrëzoi kërkesa e ish-ministrit Fatmir Mediu për ekspertimin financiar. Seanca e radhës do të mbahet më 29 maj.
Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin.
Ai tha se ekspertët e zgjedhur nga shteti nuk janë të licencuar, ndërsa shtoi se edhe në aktet e ekspertimit ata kanë firmosur si punonjës të KLSH-së.
Mediu: Edhe sot u pa qartë që prej 16 vjetësh vijon persekutim personal e familjar se Mediu ka qenë shkaktar i Gërdecit. Sipas akuzës unë duhet të dija gjithçka. Duhet një “kokë turku” për Gërdecin. Ekspertët nuk janë të licencuar. Në aktin e ekspertimit nuk kanë firmosur si ekspertë por si përfaqësues të KLSH dhe auditi. Ministri nuk ka lidhje me shpërthimin. Për çfarë akuzohet ministri? Ministri akuzohet për shpërdorim detyre. Nuk ka pasur asnjë provë, nuk ka pasur asnjë dëshmitar. Asnjë lloj dëmi ekonomik për shkak të ministrit të Mbrojtjes.
E kemi provuar me fakte se nuk është ministri që e zgjodhi Gërdecin. Nuk mundet pas saldimit baruti të marrë për shkak të nxehtësisë. Kjo u vërtetua edhe nga djali i një prej viktimave. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake. Kjo nuk është më drejtësi.
Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha, u shpreh pas seancës po rrëzohen të gjitha kërkesat që janë bërë nga pala mbrojtëse. Ai theksoi se deri më tani hetimi është subjektiv.
“Po rrëzohen të gjitha kërkesat që ne kemi bërë. Çfarë do SPAK-u bën gjykata. Kërkuam aktin e ekspertimit financiar. Hetimi duhet të kryhet në mënyrë objektive. Hetimi është subjektiv. Jemi solidarë me viktimizimin, por nuk duam të na lejohen fjalë fyese dhe sharje nëpër gjykata”, u shpreh Visha.
The post Shtyhet seanca për “Gërdecin” Mediu: Duhet një ‘kokë turku’, ajo që kërkon SPAK në akuzë, ndodh vetëm në juntat ushtarake appeared first on Gazeta Standard Online.