Kompania ‘Terra World’ ka publikuar sondazhin e fundit mbi pëlqyeshmërinë e kandidatëve për kryebashkikë në rrjetet sociale.
Nga të dhënat e marra, sipas ‘Terra World’ për Bashkinë e Tiranës, vihet re se ka një trend negative për Erion Veliajn me 89.30%, ndërsa Belind Këlliçi rezulton me 52.84% trend pozitiv rritës. Kjo do të thotë se është rritur mbështetja e ndjekësve për Këlliçin.
Po ashtu, nga rezultatet shihet qartazi në rritjei koalicionit “Bashkë Fitojmë”, krahasuar me Partinë Socialiste, e cila ka një trend negativ me 37.84%.
Sa i përket ndërveprimit në rrjetet sociale për 24 orët e fundit, kryeson bindshëm Sali Berisha me 31.3%. Ndërsa Rama regjistron vetëm 17.6%, një shifër shumë herë më e vogël se sa kryeminstri pretendon për mbështetjen e qytetarëve.
Lidhur me ndjekësit në 24 orët e fundit, kryeson Belind Këlliçi si kandidati me më shumë ndjekës të fituar në 24 orë, krahasuar me Veliajn që mbetet pas.
Edhe në Bahskinë e Elbasanit, fiton bindshëm në sondazhe kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, ndërsa vihet re shumë pak përkrahje dhe mbështetje për kandidatin e PS-së, Gledian Llatja.
The post Sondazhi: “Bashkë Fitojmë” udhëheq Tiranën dhe Elbasanin, Këlliçi dhe Berisha mposhtin dyshen Rama-Veliaj appeared first on Gazeta Standard Online.