Mbrëmja e 6 qershorit duke u gdhirë 7 qershori, ishte nata e parë në qeli, për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy rastea
Ndaj Vangjush Dakos, 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, dhe ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farruku, është firmosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për tre nëpunëse gra është vendosur masa e ‘arrest shtëpie’a
Ish-kryebashkiakun i Durrësit, Vangjush Dako
Gjatë 10 viteve të qeverisë socialiste, janë arrestuar dhjetëra deputetë e kryebashkiakëa Lefter Alla, kryebashkiak i Bulqizës, është i fundit në listën e gjatë të të zgjedhurve socialistë të arrestuar për korrupsion apo vepra të tjera penalea Kush janë kryebashkiakët e arrestuar?
Shpëtim Gjika-kryebashkiaku i Vlorës
Historia nisi me ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, i cili u vu në pranga në vitin 2015, nën akuzën e dhënies së lejeve të paligjshme të ndërtimita
Ai akuzohej për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumentave, ndërtim të paligjshëm dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetësa
Për t’u rikthyer sërish në qarkun Dibër, në vitin 2016 u arrestua kryetari i atëhershëm i bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, pas publikimit të video-skandalit, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi punea
Shukri Xhelili-ish kryebashkiaku i Dibrës
Xhelili i dënua me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”a Ai u lirua nga qellia më 30 qershor 2017a
Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainëa Kujtojmë se fshehja e një dënimi në Greqi për falsifikim parash në formularin e dekriminalizimit çoi në shkarkimin e Kajmakut nga drejtimi i bashkisë së Vorësa
Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku
Pasi u zgjodh në krye të bashkisë më 30 qershor 2019 ai u denoncua nga PD për fshehjen e dënimita Kjo akuzë u vërtetua nga prokuroria e Tiranës e cila mori informacione nga autoritetet grekea Në një letërporosi autoritetet greke konfirmuan se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëria
Më 6 korrik 2021 u arrestua Fatos Tushea Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që çoi pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe bashkë me 10 persona të tjerë me tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe dhe biznesmenëa
Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos
Tenderi ishte dhënë në mënyrë të paligjshme për ndërtimin e një kanali vaditës dhe sot Tushe ndodhet në burga
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla u arrestua me 16 mars 2023 me urdhër të SPAK për favorizimin e kompanisë “Englant SHaPaK” dhe dhe “BE-IS” Shapak, për ndërtimin e ujësjellësit në lagjen e vjetër Bulqizë, tender me vlerë 322a439a000 lekë të rinja
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla
Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe zyrtarë të tjerë bashkie, ministrie apo digasteresh të ndryshmea
Kur do arrestohet Majlinda Bufi?!
Kryetari i PD-së së Roskovecit, Emels Xhaxhaj depozitoi dy javë para zgjedhjeve të 14 majit një kallëzim penal në organet e drejtësisë shqiptare, për kryebashkiaken socialiste Majlinda Bufia Kjo e fundit akuzohet nga përfaqësuesi i PD për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”a
Referuar dokumentit të dalë nga Prokuroria e Përgjithshme, thuhet se ky kallëzim penal i është dërguar për kompetencë SPAK, referuar parashikimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me kompetencën lëndorea
Kryetari i PD në Roskovec, Emels Xhaxhaj thotë se tre procedura prokurimi kanë shkelje dhe akuzon personat përgjegjës, me në krye Majlinda Bufin, se veprimet dhe mosveprimet e kryera nga personat e cituar në këtë kallëzim, përbëjnë vepra penalea
“E kemi dorëzuar kallëzimin në SPAKa Një tender është diku te 200 mln të vjetra e një tjetër 24 mln të vjetraa Janë për rikonstruksion rrugësh, shkollasha Tani e pamë të arsyeshme që të depozitonim kallëzimin në SPAKa Shpresoj që të merret në konsideratë dhe zonja Bufi të merret si e pandehur dhe të japë llogari se si i ka zbatuar kontratat”, u shpreh Emels Xhaxhaj ditën që depozitoi kallëzimina
Majlinda Bufi drejton Bashkinë e Roskovecit prej vitit 2015a SPAK ka hapur ndaj saj një hetim penal për shpërdorim detyre dhe intimidim të votueseve sic u pasqyruar në audio përgjimet e publikuara nga emisioni investigativ “Piranjat”a
Prokuroria e Posacme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) deri në këto momente po thërret dëshmitarët dhe ka kërkuar material lidhur me skandalin e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila është shfaqur në disa video duke kërcënuar qytetarëta Emisioni ‘Piranjat’ janë plotësisht të gatshëm të vëmë në dispozicion çdo informacion, por ende s’ka asnjë kërkesë nga SPAKa
Manipulimi i votës dhe shkelja e ligjit janë plotësisht të dokumentuaraa Ditën e sotme do të bëhen publike një tjetër audiopërgjim, ku Bufi është kapur sërish në flagrancë duke shkelur ligjina
Këto përgjime a kanë prishur qejfin Edi Ramës dhe pritet që shumë shpejtë t’ia dorëzoj Bufin drejtësisë së re që udhëhiqet nga SPAKa
The post SPAK gati prangat/ A do arrestohet Majlinda Bufi pas Vangjush Dakos?! appeared first on Gazeta Standard Onlinea