Prokuroria e Posaçme, SPAK ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”a
Në njoftimin për mediat, SPAK bën me dije se Dako në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”a
Sakaq, bëhet me dije se ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të fallsifikuara në përmbajtje”a
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nra 197 të vitit 2020, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve”, kjo e fundit e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personat që kanë për detyrë hartimin e tyre, të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 dhe 190/3 dhe 25 të Kodit Penala
Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nra 57 datë 06 Qershor 2023 ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim VaDa, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) herëa
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim AaQa, si person i dyshuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) here dhe “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i KaPenala
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim EaLa si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i KaPenala
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim FaEa si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i KaPenala
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim AaBa si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i KaPenala
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim FaFa si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i KaPenala
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim AaTa si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i KaPenala
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim MaPa si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i KaPenala
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim FaHa si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i KaPenala
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim DaDa si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i KaPenala
Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datat 06a06a2023 dhe 07a06a2023, masat e sigurimit të caktuara ndaj shtetasve VaDa, FaFa, AaBa, AaTa, MaSa dhe FaHa Ndërkohë vijon procedura e ekzekutimit të masave të sigurimit të caktuar ndaj katër shtetasve të tjerëa
Objekt hetimi, në kuadër të këtij procedimi, kanë qenë dy fakte penale, dhe më konkretisht procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21a000a000 lekë me TaVaSHa
Në lidhje me faktin e parë të hetuar
Në lidhje me faktin e procedurës së dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh të ndërtuar shoqëria “XXX shapaka” ka rezultuar se kjo shoqëri ka paraqitur kërkesë për leje ndërtimi në Maj të vitit 2010, për një objekt 7-katësha
Në datën 10 Shtator 2010 nga KaRRaTa pranë Bashkisë Durrës, ka miratuar vendimet për miratimin e destinacionit të sheshit të dhe leja e ndërtimita Pasi subjekti ka filluar punimet, në datën 20 Dhjetor 2010, ka paraqitur kërkesë për rikondicionim dhe shtese të katër kateve te objektit, dhe me vendimin e KaRRaTa Pranë Bashkisë Durrës të datës 28 Shtator 2011, kërkesa e tij për kate shtesë është miratuar, por formulari i lejes së ndërtimit, nuk është nënshkruar nga ish Kryetari i Bashkisë Durrës dhe Ish Kryetari i KaRRaT – së (procedurë që njihet ndryshe dhe si zbardhja e lejes së ndërtimit), duke bërë që akti administrativ të mos merrte fuqi juridikea Nga hetimi është provuar se, pavarësisht kësaj, ndërtuesi ka përfunduar ndërtimin e pallatit 10 kate plus papafingo dhe në muajin Gusht 2012-Mars 2013 të gjitha apartamentet e porosituara ishin të banuaraa
Gjatë ndërtimit të kateve V e vijues, IaNaUaVa pranë Bashkisë Durrës, ka vënë në dijeni Kryetarin e Bashkisë Durrës, se pallati nuk po ndërtohej sipas projektit të lejes së parë, por sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, e cila ende nuk kishte hyrë në fuqi/nuk ishte zbardhura Një vit e gjysmë pasi pallati kishte përfunduar së ndërtuari dhe ishte i banuar, në datën 14 Tetor 2014, është zbardhur leja e ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë Durrës dhe Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Pranë Bashkisë Durrës, dhe nga ndërtuesi e punonjësit e tjerë të kësaj Bashkie, janë nënshkruar të gjitha aktet plotësuese, të cilat në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e vërtetaa
Pavarësisht se pallati nuk është ndërtuar as sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, pasi ka patur mangësi në zbatimin e punimeve, nga kolaudatori është përpiluar akti i kolaudimit, në të cilit pasqyrohej se pallati është ndërtuar sipas projektit, kur në fakt nuk ka rezultuar diçka e tillëa
Në vijim, nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit, është miratuar certifikata e përdorimit, dhe është përcjellë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dhe nëpërmjet të cilës është siguruar regjistrimi i pronësa Në muajin Nëntor 2019, pallati është dëmtuar nga tërmeti duke u shpallur si i pabanueshëma
Pra rezulton se të gjitha aktet e përpiluara nga administrata e Bashkisë Durrës, përgjatë vitit 2014, kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuara Nga sa më sipër, ish Kryetari i Bashkisë Durrës VaDa, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit AaQa Arkitekti EaLa, projektuesja MaPa topografët FaEa dhe AaBa gjatë përpilimit të akteve të sipërcituara jo vetëm që kanë shpërdoruar detyrën, por nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të fallsifikuara në përmbajtjea
Në lidhje me faktin e dytë të hetuar
Ka rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”a
Në funksion të kësaj, Kryetari i Bashkisë Durrës VaDa ka ngritur një grup pune i përbërë nga shtetasit AaQa, AaTa DaDa dhe BaSa anëtarët e të cilit kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit, bazuar në VaKaMa Nra444 datë 05 Shtator 1994a Në fakt, për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministravea
Është shpalluar procedura e prokurimit me fond limit 21a000a000 lekë, të përcaktuar dhe në urdhërin e prokurimit të nënshkruar nga personi nën hetim VaDa dhe në fund të procedurës, është shpallur fituese Shoqëria “XXX shapaka”a Procedura ka vijuar me lidhjen e kontratës, në nenin 5 të të cilës është parashikuar se 60% e vlerës do të shlyhej në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 40% vitin e ardhshem buxhetora Në muajin Maj 2015, sipas një audimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar parregullsi e përllogaritjes së fondit limit, duke i lënë detyrë administratës së Bashkisë Durrës që të rikuperojë dëmin ekonomika
Nga ana e Administratës së Bashkisë Durrës, jo vetëm që nuk janë marrë masat përkatëse për rikuperimin e dëmit ekonomik, por në Muajin Dhjetor 2015, ka të dhëna se është bërë pagesa edhe e 40% të vlerës së mbetur nga kontrata, duke i shkaktuar Buxhetit të Bashkisë Durrës një dëm ekonomik prej 18a000a000 (tetëmbëdhjetë milionë) Lekëa Në lidhje me këtë fakt, rezulton se në bashkëpunim midis tyre, personat nën hetim VaDa AaQa, DaDa, AaTa kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 25 të KaPenala
The post SPAK reagon zyrtarisht: Pse u arrestua ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako appeared first on Shekullia