Spartak Ngjele shprehet se tendenca për rievokimin e figurës së diktatorit është më e dukshme tek LSI, ndërsa paralajmëron se kushdo që tenton të rehabilitojë tiranin, do të goditet rëndëa
“Atëherë, cilat janë këto forca politike që duan të ringjallin krimin shtetëror në Shqipëri? Mesa kemi të dhëna, kryesore është LSI dhe do të thotë që është në hall kryetari i saja Dua të them një gjë, që politikisht, nëse këta do ta bëjnë, janë të falimentuara Ka edhe një arsye tjetëra Makiaveli ka thënë që “mediokriteti është lëvdues i kohës së shkuar”a Ky është në fakt edhe defekt i natyrës njerëzorea
Një njeri i rëndomtë është skllav i së kaluarësa Edhe këtu ka skllevër të së kaluarës, ata nuk kanë vdekur, këtu janë edhe ata që kanë bërë krime, edhe njerëzit e Sigurimit, por nuk kanë kurajë se i godet hija e rëndë e një tirani që është njollosur dhe asnjërit nuk ia mban që të rievokojë figurën e tija Me përjashtim të një segmenti që ka ardhur në pushtet, që mendon se mund të bëjë gjithçka, mendon se ka marrë 1 milion vota me Enverina Por marrëzia nuk ka shenja të tjeraa Marrëzia herë-herë kalon edhe nga euforia maniakale dhe mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por do të goditen rëndëa Ata do të vazhdojnë të bëjnë teste për hir të këtij reaksioni, por nuk patën asnjë përkrahje, ndaj edhe nuk do ta bëjnë mëa Festimet e 70-vjetorit le t’i bëjnë, por pa Enver Hoxhën, sepse nuk ua lejon ligji“, shprehet Ngjela për “Mapo”a
“Këta LSI-stët, këta nuk munden dot të kthejnë mbrapsht rrjedhën e historisë në venda Këta nuk kanë ende para për të paguar dëmet e krimit, dhe gjekan paratë për të nxjerrë Enver Hoxhën…E kuptoni sa i madh është kontradiksioni që ndodh në Shqipëri? Mos do të vijë Hoxha që të gjejë para, për të paguar krimet që vetë Hoxha ka bërë?! Është absurde“, shprehet aia
Source: Tema – Aktualitet