“Gjatë 6 mujorit të dytë të vitit 2013, gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqit e qëndrueshmea Me gjithë rritjen më të ulët ekonomike, zhvillimet në kuadrin makroekonomik kanë mbështetur ecurinë e sistemit financiar”, vlerësohet në deklaratën periodike të Bankës së Shqipërisë, e cila është pjesë përbërëse e Raportit të Stabilitetit Financiar për të njëjtën periudhëa
Sipas BSH-së, kuadri makroekonomik është karakterizuar nga një luhatshmëri e ulët në kursin e këmbimit dhe presione të dobëta inflacioniste me gjithë lehtësimin e politikës monetarea Ndërkohë, kostoja e huamarrjes së Qeverisë ka rënë në mënyrë të ndjeshme pavarësisht nga rritja e deficitit buxhetor dhe borxhit publika
“Realizimi i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar është një hap i rëndësishëm për të siguruar stabilitetin makroekonomik dhe për të stabilizuar pritshmëritë e agjentëve ekonomikëa Megjithatë, përshpejtimi i rritjes ekonomike merr rëndësi parësore për vendosjen e aktivitetit financiar në një prirje të qëndrueshme rritësea Në tregjet financiare, vëllimi i tregtimit dhe numri i transaksioneve kanë qenë të qëndrueshmea Për sektorin bankar, treguesit e kapitalizimit dhe të likuiditetit të veprimtarisë ishin në nivele të kënaqshme, mbështetur edhe nga përmirësimi i rezultatit financiar netoa Vëllimi i aktivitetit bankar u zgjerua me ritme të ngadalësuara, teksa depozitat u rritën me ritme më të ngadalta dhe kreditimi u tkurr”, thekson Banka e Shqipërisëa
Sipas saj, ritmi vjetor i rritjes së kredisë me probleme ka shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2008a Rreziku i kreditit përfaqëson sfidën më të rëndësishme të veprimtarisë së sektorit bankar, por madhësia e tij pritet të jetë më e kontrollueshme dhe të nisë një prirje rënëse graduale në të ardhmen afatshkurtëra
Kjo pritshmëri lidhet me efektin e ndryshimeve ligjore dhe operacionale, që do të hyjnë në fuqi ose që do të gjejnë përdorim më efektiv gjatë vitit 2014a Këto ndryshime do ta përmirësojnë aftësinë e industrisë bankare për trajtimin sistematik të kredive me problemea Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të tregut dhe të likuiditetit mbetet i kufizuara
Source: Tema – Aktualitet