Lufta kundër krimit të organizuar do të jetë një nga pikat kyçe ku do të fokusohet progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë në muajin Qershora Deklarata u bë nga zv/ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Clive Rumbold gjatë fjalës në konferencën për “Strategjinë e menazhimit të integruar të kufijve, 2014-2020″a Sipas diplomatit Rumbold, rezultatet e qëndrueshme në këtë drejtim janë një nga kërkesat kryesore që Bashkimi Europian ka për Shqipërinëa
“Në dhjetor konkluzionet e Këshillit të Europës përcaktuan që Shqipëria të forconte masat për respektimin e ligjita E ardhmja europiane e Shqipërisë varet nga aftësia juaj për të vendosur një rekord sa më të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuara Kjo është një nga pikat kyçe ku KE do të fokusohet në raportin e qershorit”, tha zva Ambasadoria
Në vijim ai theksoi mbështetjen financiare që KE i ka akorduar Shqipërisë, duke u shprehur se më shumë se 100 milion euro të taksapaguesve europianë janë financuar në Shqipëri për zbatimin e ligjit në një periudhë prej 7 vitesha
“21 milion euro janë dhënë përmes misionit PAMECA, ndërsa 6 milion te tjera për pikat e reja kufitare në Shqipëri”, tha diplomati Rumbolda
Zyrtari i BE-së në Tiranë theksoi se strategjia e menaxhimit të integruar të kufijve për 6 vitet në vazhdim konfirmon vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të luftuar krimin e organizuara
“Kjo strategji e re do e ndihmojë Shqipërinë të përballet me krimin e organizuar dhe ky është një përkushtim ndaj qytetareve shqiptarë për të ardhmen e tyre europianea Ky menazhim i integruar do të organizojë shtetin që të luftojë krimin dhe kjo kërkon bashkëpunim institucional”, theksoi ambasadoria Sipas tij, strategjia e menazhimit të integruar të kufirit lidhet me bashkëpunimin e forcave të policisë kufitare me autoritetet përgjegjëse, përfshi prokurorinë, tatimet, doganat dhe kjo do të thotë që të jemi në një front të bashkuar kundër krimit të organizuara
Source: Tema – Aktualitet