Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u nis sot për një vizitë zyrtare në Danimarkë, gjatë së cilës do të ketë takime me homologun danez Martin Lidegaard, me Kryetarin e Parlamentit danez Mogens Lykketoft, me Ministrin e Tregtisë dhe Bashkëpunimit për Zhvillim Mogens Jensen, si dhe me Nënsekretarin e Shtetit Lars Losea
Gjatë takimeve në Kopenhagen do të diskutohen çështje të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve daneze në Shqipëri, si dhe mbi zhvillimet në rajon dhe më gjerëa Kjo vizitë bëhet veçanërisht në kuadër të lobimit për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor dhe kjo temë do të jetë tema qendrore në të gjitha takimeta
Source: Tema – Aktualitet